Politike

Berisha bëri publike datën e protestës, Meta: Mbështetje totale! Koha e demokracisë direkte po vjen

Meta bën të ditur se ofron mbështetjen e plotë për protestën që do të sjellë demokracinë në vend.

26 Tetor 2022, 14:11 Nga A.B
Berisha bëri publike datën e protestës, Meta: Mbështetje
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur protestën e thirrur nga Partia Demokratike më 12 nëntor. Përmes një postimi, Meta bën të ditur se ofron mbështetjen e plotë për protestën që do të sjellë demokracinë në vend.

POSTIMI I METËS:

Mbështetje totale për protestën madhështore të 12 Nëntorit! Shqiptarët më të bashkuar se kurrë drejt Referendumit dhe Primareve! Koha e Demokracisë direkte po vjen!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi ditën e sotme se aksioni opozitar do të fillojë më 12 nëntor 2022. Berisha tha se bashkëpunimi me Partinë e Lirisë dhe më forcat e tjera nis zyrtarisht më 12 nëntor në një betejë sipas tij pa kthim. 

Protesta e opozitës së bashkuar vjen në kohën kur nesër bashkëpunimi me Partinë e Lirisë do të konkretizohet me një marrëveshje të shkruar që përfshin edhe ecjen në procesin e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Ilir Meta tha më herët gjatë ditës se PL do të marrë kandidatin për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërsa PD do të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie.

ilir meta sali berisha protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll