Bota

Bin Salman tallet me gafat e Biden? Pallati Mbretëror mohon akuzat! Reagon Shtëpia e Bardhë

Gazeta Wall Street Journal shkruan në një shkrim të saj se duke cituar burimet brenda pallatit mbretëror Bin Salman është tallur me kreun e shtetit amerikan dhe ka vënë në pikpyetje gjendjen e tij mendore. Më tej gazeta shkruan se Bin Salman shprehet se vlerëson më shumë ish-presidentin Donald Trump.

26 Tetor 2022, 15:47 Nga e.k
Bin Salman tallet me gafat e Biden? Pallati Mbretëror mohon akuzat! Reagon
Joe Biden dhe Mohammed bin Salman

ARABIA SAUDITE- Princi i kurorës së Arabadisë Saudite Mohammed bin Salman është tallur me presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe ka vënë në pikpyetje gjendjen e tij mendore pas "gafave" që ai ka bërë në publik kohët e fundit. Mediat e huaja raportojnë se Bin Salman nuk e ka pasur kurrë të preferuar Biden dhe nuk ka pasur raporte me të duke e cilësuar si zëvendëspresident nën urdhërat e ish-presidentit Brack Obama.

Gazeta "Wall Street Journal" shkruan në një shkrim të saj se duke cituar burimet brenda pallatit mbretëror Bin Salman është tallur me kreun e shtetit amerikan dhe ka vënë në pikëpyetje gjendjen e tij mendore. Më tej, gazeta shkruan se Bin Salman shprehet se vlerëson më shumë ish-presidentin Donald Trump. Por Arabia Saudite i ka mohura këto lajme. Në një deklaratë për mediat të ministrit të Jashtëm, princi Faisal bin Farhan thuhet se udhëheqësit mbretërore saudit i kanë respektuar gjithmonë presidentët amerikanë.

“Udhëheqësit e mbretërisë kanë respektuar gjithmonë presidentët amerikanë. Ne besojmë thellësisht në rëndësinë e një marrëdhënieje të bazuar në respektin reciprok. Këto pretendime janë krejtësisht të rreme,”- tha ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan.

Dhe Shtëpia e Bardhë nga ana tjetër i përshkroi lajmet si qesharake. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre thotë se presidenti ka qenë i qartë që nga fillimi se marrëdhëniet e SHBA-së me Arabinë Saudite duhet të rishikohen.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë që nga fillimi i kësaj administrate se ne duhej të rishikonim marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite”, tha ajo.

Më 5 tetor, Arabia Saudite, e cila kryeson organizatën OPEC+, votoi për të ulur prodhimin e naftës me rreth 2 milionë fuçi në ditë. Biden ka kritikuar fort vendimin dhe mbretërinë, duke paralajmëruar për pasojat e afërta, por pa specifikuar natyrën e përgjigjes së tij.

mohammed bin salman joe biden

Sondazh

Poll