Bota

Përfundon seanca për vrasjen e Marigona Osmanit, i ati kërkon dënim maksimal, Krivaqa i kërkon falje

 Gjatë seancës së sotme kanë dëshmuar prindërit e së ndjerës ku nëna e saj Valdete Osmani nuk arriti të mbante lotët teksa fliste për të bijën ndërsa i ati Muhabi u shpreh se familja ende është në terapi.

26 Tetor 2022, 15:53 Nga d.a.
Përfundon seanca për vrasjen e Marigona Osmanit, i ati kërkon
Osmani, Krivaqa dhe Sejdiu

KOSOVË- Ka përfunduar seanca e sotme për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani nga partneri i saj Dardan Krivaqa në bashkëpunim me Arbër Sejdiun. Seancat e radhës, ku pritet të dëgjohen dëshmitarë të tjerë të të dy palëve, pritet që të mbahen me datat 9 dhe 10 nëntor.

Gjatë seancës së sotme kanë dëshmuar prindërit e së ndjerës ku nëna e saj Valdete Osmani nuk arriti të mbante lotët teksa fliste për të bijën ndërsa i ati Muhabi u shpreh se familja ende është në terapi.

Gjatë dëshmisë së tij, babai i vajzës së ndjerë i ka kërkuar trupit gjykues dënim kapital për të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Ndërsa, Krivaqa i ka shprehur ngushëllime atij dhe i ka kërkuar falje. Megjithatë dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm duke e mos i pranuar veprat penale që iu vihen në barrë.

Kjo është seanca e dytë që nga ngritja e aktakuzës për vrasjen e vajzës nga Ferizaj, ku të akuzuar janë ish i dashuri i saj Dardan Krivaqa dhe shoku i tij Arbër Sejdiu.

Marigona Osmani u dërgua e vdekur më 23 gusht 2021 në derën e spitalit të Ferizajt, në Kosovë. Vetëm 18-vjeç, Marigona ndërroi jetë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj. Ajo u la në derën e spitalit nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu të cilët u larguan me një “Audi” me targa zviceriane. Rasti i Marigona Osmanit nxorri zbuluar dhe të shkuarën kriminale të Krivaqës. Ajo u gjet e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj nga bluzat e bardha. Ekspertiza konstatoi se 18-vjeçarja ishte dhunuar për vdekje dhe kishte ndërruar jetë 24 orë para se të hidhej në dyert e spitalit.

 

marigona osmani dardan krivaqa arber sejdiu

Sondazh

Poll