Bota

Përdhunimi i 12-vjeçares në Greqi, lihet në burg administratori i një spitali, i arrestuari i gjashtë pas skandalit

Ai është administratori i spitalit, një 36-vjeçar, i cili u deklarua fajtor javën e kaluar së bashku me dy të akuzuar të tjerë për akte seksuale me një të mitur me pagesë. Mirëpo, pas rrëfimit të 36-vjeçarit, i cili menjëherë pas arrestimit hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për trajtimin e mëtejshëm penal të tij dhe kjo mosmarrëveshje u la të vendosej, siç parashikohet me ligj, në këshillin gjyqësor kompetent.

26 Tetor 2022, 15:45 Nga d.a.
Përdhunimi i 12-vjeçares në Greqi, lihet në burg
36-vjecari

GREQI- Një tjetër i pandehur është dërguar në burg për rastin e përdhunimit dhe prostituimit të nxënëses 12-vjeçare nga Colonos të Greqisë.

Sipas mediave vendase, ai është administratori i spitalit, një 36-vjeçar, i cili u deklarua fajtor javën e kaluar së bashku me dy të akuzuar të tjerë për akte seksuale me një të mitur me pagesë. Mirëpo, pas rrëfimit të 36-vjeçarit, i cili menjëherë pas arrestimit hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për trajtimin e mëtejshëm penal të tij dhe kjo mosmarrëveshje u la të vendosej, siç parashikohet me ligj, në këshillin gjyqësor kompetent.

Në fund, me vendim të anëtarëve të këshillit gjyqësor, ata vendosën të paraburgosnin të akuzuarin, duke sheshuar mosmarrëveshjen që kishte lindur mes hetuesit dhe prokurorit, në favor të këtij të fundit. Konkretisht, prokurori ishte i mendimit se 36-vjeçari duhet të caktohet në masën e paraburgimit në ndryshim nga hetuesi që vendosi se provat nuk ishin të mjaftueshme për ta dërguar në burg, në paraburgim të përkohshëm.

Informacionet thonë se gjyqtarët kanë marrë këtë vendim, duke marrë parasysh faktin se e mitura ka njohur të akuzuarin, me të cilin dyshohet se ka pasur kontakte korrikun e kaluar. 36-vjeçari është i pandehuri i gjashtë që i është caktuar masa e paraburgimit për çështjen Colonos.

perdhunohet e mitura ne greqi ilias michos

Sondazh

Poll