Bota

Postimi i fundit i Musk në greqisht bën lëmsh rrjetin! Ndjekësit dyshojnë se është një mesazh për luftën në Ukrainë

Shumë ndjekës spekulojnë se është një tjetër ndërhyrje nga ana e tij në luftën e Ukrainës, në të cilën ai është përfshirë duke paraqitur edhe një plan paqeje, ndërkohë që ka pasur raportime se ai ka biseduar me Vladimir Putin.

26 Tetor 2022, 08:26 Nga e.k
Postimi i fundit i Musk në greqisht bën lëmsh rrjetin!
Elon Musk

SHBA- "Zjarri ka pushtuar" Google Translate pas postimit të themeluesit të Teesla-s Elon Musk në greqisht. Ndjekësit po përpiqen që të dëshifrojnë atë që ai ka shkruar. Ai ka postuar vetëm një fjalë greqisht.

"Dialektike", shkruan ai në Twitter.

Duke qenë se nuk shoqërohet me asnjë shpjegim, përdoruesit e Twitter po përpiqen të marrin me mend se çfarë saktësisht ka në mendje njeriu më i pasur në botë, i cili ishte në Greqi këtë verë për të shijuar pushimet në ishujt grek. Shumë ndjekës spekulojnë se është një tjetër ndërhyrje nga ana e tij në luftën e Ukrainës, në të cilën ai është përfshirë duke paraqitur edhe një plan paqeje, ndërkohë që ka pasur raportime se ai ka biseduar me Vladimir Putin.

Dialektika është mjeti i kontrollit dhe nxjerrjes së përfundimeve, që në parim do të thotë dialog. Dialektika sokratike është zhbërja graduale e pozicioneve të bashkëbiseduesit dhe më pas përpjekja graduale për të nxjerrë një përfundim të ri, një qasje të re ndaj së vërtetës.

elon musk

Sondazh

Poll