Politike

Zbardhen detaje nga marrëveshja PD-PL, çfarë do të ndodhë me kandidatët që do të prishin garën

Meta sqaroi se kushdo nga kandidatët që do të hyjë në garë me qëllim dëmtimin e rivalëve dhe jo shpalosjen e platformës do të përjashtohet nga gara. 

26 Tetor 2022, 10:59 Nga f.g
Zbardhen detaje nga marrëveshja PD-PL, çfarë do të
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Një ditë para firmosjes së marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për bashkëpunimin në zgjedhjet lokale 2023, kryetari i PL, Ilir Meta zbuloi detaje edhe për procesin e nxjerrjes së kandidatëve përmes "Primareve". Meta tha se gara duhet të jetë transparente dhe se rëndësia e procesit duhet të jetë tek prezantimi i platformave përpara simpatizantëve në parti. Meta sqaroi se kushdo nga kandidatët që do të hyjë në garë me qëllim dëmtimin e rivalëve dhe jo shpalosjen e platformës do të përjashtohet nga gara. 

“Jemi në sintoni të plotë. kryetari i ardhshëm i bashkisë dhe kryetari i ardhshëm i këshillit bashkiak do të bëjnë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. Partia e Lirisë respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo ku kemi kandidatë që premtojnë, do ti përfshijmë në primaret e përbashkëta të opozitës. Është e rëndësishme që kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, cilido që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë do përjashtohet nga gara”, tha Meta.

/Dosja.al

ilir meta pakti pd-pl zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll