Politike

PD-PL firmosin nesër marrëveshjen për 'Lokalet 2023', ndahet Tirana/ PD merr kryetarin, PL kryetarin e Këshillit Bashkiak

Meta tha se kandidati për kryetar bashkie do të dalë nga PD përmes "Primareve"

26 Tetor 2022, 10:47 Nga f.g
PD-PL firmosin nesër marrëveshjen për 'Lokalet 2023',
Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANE- Nesër firmoset marrëveshja e shkruar mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Marrëveshja është konkretizuar pas takimit mes dy kryetarëve Sali Berisha dhe Ilir Meta. Takimi u zhvillua në selinë blu ndërsa beteja kryesore është ndarë. Tirana është qyteti i betejës ku palët kanë qenë në negociata deri në momentin e fundit.

Kryetari i PL, Ilir Meta sqaroi sot se palët do të shkojnë bashkë në zgjedhje në një sinkronizim total. Meta tha se kandidati për kryetar bashkie do të dalë nga PD përmes "Primareve" ndërsa kandidati për Kryetar i Këshillit Bashkiak vjen si propozim i PL.

Emri është propozuar vetë nga Meta që nuk dha detaje të tjera por e cilësoi si një "superpolitikan".

“I kam propozuar një emër Berishës për kryetar të parlamentit të Tiranës që ai e priti shumë mirë. Është super politikan. Çdo ditë të hënë do të ketë mbledhje live të këshillit bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët”, tha Meta. /Dosja.al

ilir meta sali berisha pakti pd-pl zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll