Pr.Buxheti 2023/ Opozita:Nuk diskutohet pa paketë fiskale! Gjylameti: Nesër do prezantohet
Nesër do të prezantohet paketa fiskale.
TIRANË- Opozita dhe maxhoranca debatuan në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për projektbuxhetin e vitit 2023. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se nuk mund të diskutohet për këtë projekt buxhet teksa është ende në diskutim paketa fiskale. Tabaku u shpreh se ka mungesë të dokumentit të paketës i cili nuk është dorëzuar nga ministrja Delina Ibrahimi, e se është antiligjore ajo që po zhvillohet në komision. Zv.kryetarja, Blerina Gjylameti i bëri të ditur se nesër do të prezantohet paketa fiskale.
DISKUTIMI:
Jorida Tabaku: Ministrja nuk ka sjellë paketën fiskale.
Gjylameti: Sot ka vetëm prezantim të buxhetit, nesër prezantohet paketa fiskale.
Tabaku: S'mund të bëjmë këtë mbledhje pa patur pr ligjet financiare, paketën fiskale etj. Ministrja në Konferencën e Kryetarëve tha se do jetë gati këtë javë paketa fiskale, por ajo s’ka ardhur. Ajo i prezantoi në konferencën e kryetarëve efektet financiare, por nuk ka sjell dokumentin e paketës fiskale.
Gjylameti: Vendimarrja me dokument, zbardhet në dokument, Spaho nëse keni procedurë vijoni.
Tabaku: S’keni qenë pjesë e konferencës së kryetarëve, nuk është zbardhur e s’ke ku ta lexosh. Buxheti i shtetit ka efektet financiare të paketës fiskale. Vendimmarrja e konferencës ishte që s’mund të ketë mbledhje komisioni ekonomisë pa paketë. Eshtë anti ligjore. Mos na bëni për budallenj.
Deputetja Jorida Tabaku, tha në një dalje për mediat se ajo që u bë në Komision ishte e paligjshme. Ndërkohë, Tabaku paralajmëroi se nëse mbledhja nuk anulohet, do e dërgojnë buxhetin në Gjykatë Kushtetuese.
Reagim nga pasur dhe nga ana e Partisë Demokratike. Deputetja Sorina Koti, në një dalje për mediat deklaroi se kjo që po bën Qeveri është çoroditje dhe del kundër ligjeve e rregullave. Ajo shtoi se ndërkohë që në Kuvend diskutohet projekt-buxheti, në Këshillin e ministrave diskutohet paketa fiskale. Për Kotin, kjo është një mospërputhje totale e veprimeve, dëshmi e një çoroditjeje qeveritare të klasit të fundit.
Sondazh
'Po gjobiten 5-10 milionë lekë'/ DENONCIMI i qytetarit, Berisha: U bëj thirrje farmacistëve të kalojnë në grevë të përgjithshme
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje farmacistëve në vend që të fute...
‘Bëni share në feed jo story’/ Denoncimi i ish-deputetit: Punonjësit e administratës në Durrës po kërcënohen me vendin e punës
Igli Cara TIRANË- Ish-deputeti demokrat Igli Cara ka bërë një denoncim në rrjetet sociale se si punonjësit e administrat...
Braho: Rama ka kërcënuar SPAK sa herë i ka dashur qejfi, u bënë Republikë llafesh
Spartak Braho TIRANË- Në emisionin “Frontline” në News24, ish-deputeti Spartak Braho, u shpreh se SPAK është n&eu...
Deklarata e Escobar, Paloka ironizon: Për korrupsionin shpall 'non grata' Berishën, Ramën e falenderon
Edi Paloka TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ironizoi përmes një statusi n&...
Berisha ‘non grata’, Gabriel Escobar: Institucionet ta shqyrtojnë, gjetëm korrupsion! PD të mendojë imazhin që përcjell
Gabriel Escobar SHBA- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u ka bërë thirrje institucioneve shqiptar...
Amnistia fiskale/ Escobar: SHBA ka shqetësime! Qeveria të përshtatë qasjen në përputhje me standartet globale
Gabriel Escobar SHBA- Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zë...
'Ambasadorët komentojnë vendimet e gjykatave'/ Deklarata e Ramës, Escobar: Kim ndjek gjithnjë linjën e DASH
Gabriel Escobar SHBA- Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Gabriel Escobar, në një intervistë për VOA, u p...
FOTOT/ Vizita në Abu Dabi, Rama i dhuron presidentit të Emirateve të Bashkuara librin e vizatimeve
Edi Rama ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë vizi...
Rama takohet me Presidentin e Emiratave të Bashkuara: Biseduam për projektet mbi energjinë e mbrojtjen kibernetike
Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Edi Rama EMIRATET E BASHKUARA- Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e sotme me Presidentin e E...
Primaret e Berishës! Zbulohet emri i parë, ish-deputetja e PD shpall kandidaturën për Bashkinë e Tropojës
Mimoza Hajdarmataj TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj është e para në PD, që bën t&eum...

