Bota

'Na këndo këngën ‘çifteteli’'/ Muzikanti turk nuk ua plotëson kërkesën në kohë, dhunohet nga 9 persona

9 personat që dhunuan muzikantin Özkan Süslerer, i cili ndodhej në skenë në një lokal nate në Bursa u liruan me kusht.

26 Tetor 2022, 08:15 Nga A.B
'Na këndo këngën ‘çifteteli’'/
Ozkan Suslerer

TURQI- Një sherr ka ndodhur në një klub nate në Bursa. Shkak u bë kërkesa e disa personave për të dëgjuar nga këngëtari një këngë specifike, atë 'Çifteteli'. Këngëtari, Ozkan Suslerer, u dhunua aq keq, saqë përfundoi në spital. Ngjarja ndodhi natën e 21 tetorit në një klub nate në rrethin Esence të rrethit Mudanya. Sipas mediave turke, një grup të rinjsh i kanë kërkuar muzikantit Özkan Süslerer, i cili ishte në skenë, të luante muzikë për herë të dytë.

'Na këndo këngën ‘çifteteli’'/

Kur Süslerer tha se do ta luante sërish pjesën por më vonë, filloi një debat mes grupit dhe muzikantit. Ato momente janë kapur sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë. Grupi filloi të dhunonte muzikantin, i cili zbriti nga skena e u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

'Na këndo këngën ‘çifteteli’'/

Özkan Süslerer, i cili u shpëtua nga duart e grupit me ndërhyrjen e punonjësve që panë ngjarjen, u dërgua me ambulancë në Spitalin e Fakultetit të Mjekësisë Universitare Uludağ.

Süslerer, baba i 3 fëmijëve përfundoi me brinjë të thyer dhe një shpatull të dislokuar. Për fat të keq, ai nuk do të jetë në gjendje të luajë organin për një kohë të gjatë sepse ka një shpatull të dislokuar.

'Na këndo këngën ‘çifteteli’'/

Policia ka identifikuar personat që dhunuan këngëtarin. Ata u ndaluan mirëpo më pas u lanë të lirë me kusht që të paraqiten në polici. 

Ky rast përfundoi pa viktima, mirëpo një i ngjashëm ndodhi pak kohë më parë. Këngëtari turk, Onur Şener u qëllua për vdekje në një lokal ku po performonte.

dhunohet kengetari ne turqi turqi ozkan suslerer

Sondazh

Poll