Politike

Aktiv në rrjetet sociale, Berisha: Rama i ka ndjekësit e blerë, unë s'paguaj për like!

Berisha deklaron se të rinjtë gjejnë tek ai motivin 'Never give up', ndërsa te Rama gjejnë arrogancën.

24 Tetor 2022, 22:57 Nga a.b\
Aktiv në rrjetet sociale, Berisha: Rama i ka ndjekësit e blerë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mendon se nuk ka konkurencë me kryeministrin Edi Rama për sa i përket rrjeteve sociale. Gjatë intervistës për gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Berisha tha se ai nuk ka blerë asnjë like në Tik Tok ndryshe nga Rama i cili i ka të gjithë të blera. 

INTERVISTA:

Elona Meço: Së fundmi, ju jeni aktiv edhe në Tik Tok, le ta quajmë një platformë që ka target rininë. Besoni se mund të angazhoni vota nga tik tok? 

Sali Berisha: Preferenca për Sali Berishën tek të rinjtë krahasuar me Edi Ramën është 2-3 me 1 në favor. Të rinjtë nuk e duan atë. Pavarësisht nga Tik Tok, ata votojnë Sali Berishën sepse gjejnë motivin “never give up”, kurse te Edi Rama gjejnë arrogancën. “Kurrë mos u dorëzo!

Elona Meço: Vazhdoni të mos paguani për rrjetet sociale? I keni ndjekesit dhe likes bio?

Sali Berisha: Jo, nuk paguaj. Kurrë nuk paguaj për likes.

Elona Meco: Dhe si mund t’i përktheni ndjekësit në votë? 

Sali Berisha: Me shpresë! Vota është e lirë, por shpresoj që po, se ka një klimë tjetër. Ai bën dyfishin e postimeve, unë kam dyfishin e ndjekësve.

Elona Meço: Ai ka më shumë ndjekës se ju, 500 mijë më shumë.

Sali Berisha: Interesin për faqen e kam unë, po ato i ka të blera ai. Vetëm në fushatën e fundit ka shpenzuar sipas KQZ 32 mijë euro blerje, kurse ai që ishte karshi tij 52 mijë euro. Këtej i linte kandidatët pa financa dhe i përdorte për likes për vete. Këta janë qesharakë të dy. Iku ai, por dhe ky do të ikë.

Elona Meço: Me protesta apo me votë?

Sali Berisha: Me të gjitha.

Elona Meço: Kur i nisni protestat?

Sali Berisha: Shumë shpejt. Brenda këtyre 2-3 ditëve caktojmë datën.

Elona Meço: Pra për vjeshtën e vonë fare apo për dimrin?

Sali Berisha: Jo e vonë, është  e afërt fare.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll