Politike

Murrizi: Arben Kraja ka qenë hetues në Shkodër, nuk ka certifikatë pastërtie

Murrizi akuzon Krajën si bashkëpuntorë të ish-Sigurimit.

24 Tetor 2022, 22:48 Nga A.B
Murrizi: Arben Kraja ka qenë hetues në Shkodër, nuk ka
Myslim Murrizi

TIRANË- Ish-deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se Arben Kraja, kreu i SPAK ka qenë hetues në Shkodër. I ftuar në emisionin 'Drejt', ai përmendi edhe emra të tjerë duke i cilësuar si ish-bashkëpunëtorë.

'Certifikatë kanë marrë vetëm viktimat dhe jo xhelatët. Venusi nuk ka marrë certifikatë. Ben Kraja nuk ka certifikatë, se ka qenë hetues në Shkodër. As Sokol Sadushi, Ben Rakipi, Ilir Panda. Ju jeni të tredhura nga kurajoja sepse ai shefi i certifikatave për 800 gjyqtarë e prokurorë që lëshon për pastërtinë është një ish-oficer i sigurimit e ju nuk e hiqni dot. Ai që kontrollon 800 gjyqtarë dhe prokurorë është ai që jep certifikatat e pastërtisë, por ka qenë oficer sigurimi në Peshkopi. Vazhdon që të ketë pushtet akoma.'- tha Murrizi.

 

myslim murrizi

Sondazh

Poll