Vrau gruan e tij dhe tentoi të arratisej, Mecje ka rrëfyer krimin në polici, viktima e kishte denoncuar më parë për dhunë
Pas provave të grumbulluara të krimit dhe deklaratave të tij, urdhri i arrestit u krye nga ekipi i Komisariatit të Policisë së Bolzanos. Në orët në vijim do të kryhet autopsia me urdhër të prokurorit.
ITALI- Avni Mecje, shqiptari që vrau bashkëshorten e tij rumune Alexandra Elena Mocanu, pas dorëzimit në komisariat gjatë mbërëmjes, thuhet se ka rrëfyer krimin dhe tani ndodhet në burgun e Bolzanos.
Sipas RAI, 42-vjeçari, pas provave të grumbulluara të krimit dhe deklaratave të tij, urdhri i arrestit u krye nga ekipi i Komisariatit të Policisë së Bolzanos. Në orët në vijim do të kryhet autopsia me urdhër të prokurorit.
Sherret dhe konfliktet mes Avniut dhe Aleksandrës nuk ishin asgjë e re pasi në vitin 2019 dhe 2020, kur ata jetonin ende në Verona, gruaja kishte denoncuar burrin e saj për keqtrajtim. Për këtë arsye, Mecje u detyrua të qëndronte me prindërit e tij për një periudhë, por më pas pati një afrim të ri dhe ai iu bashkua asaj në Bolzano, ku gruaja ishte shpërngulur ndërkohë. Aleksandra lë pas një djalë, të lindur nga një lidhje tjetër, i cili jeton me gjyshen në Rumani.
Mecje, ka dalë rreth orës 3 të natës së sotme nga zyrat e Prokurorisë Publike në Tribunalin Piazza (ai mbante syze dielli dhe kapelë të zezë) pas një marrje të gjatë në pyetje. Dyshohet se ai mund të ketë vrarë partneren e tij mbrëmjen e së shtunës pas një sherri të ri me gruan që ishte kthyer në shtëpi rreth orës 20, pas turnit në Top Bar në qendrën tregtare Centrum në kryeqytetin e Tirolit Jugor. Trupi i pajetë i gruas u gjet pasditen e së dielës nga Brigada e Zjarrfikësve dhe nga agjentët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë së Bolzanos. Ora tregohej në disa dëshmi të fqinjëve që kishin dëgjuar bisedën mes të dyve.
Gjatë natës, pasi kishte vrarë partneren e tij, burri kishte organizuar arratisjen për në Shqipëri. Të dielën në mëngjes nisja nga Bolzano me makinën e Alexandra Elenës, një Ford Focus, për në aeroportin e Trevisos nga ku do të duhej të hipte në një fluturim për në Shqipëri. Në vendin e origjinës, megjithatë, Mecje nuk shkoi dhe më pas vendosi të dorëzohej tek autoritetet italiane.
Avni Mecje vrau bashkëshorten e tij rumune, Alexandra Elena Mocanu të shtunën, por krimi u zbulua vetëm të dielën, kur shqiptari telefonoi familjarët e tij dhe i lajmëroi se do të kthehej në Shqipëri pasi kishte vrarë të shoqen. Kjo telefonatë vuri në lëvizje autoritetet që shkuan në banesën e çiftit dhe gjetën trupin e 35-vjeçares së mbështjellë me batanije. Fqinjët rrëfyen për autoritetet se dyshja ziheshin shumë pasi shqiptar ishte xheloz. Ndërkohë gjatë pasdites Mecje është vetëdorëzuar në polici.
Sondazh
Peach: Britania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Peach KOSOVË- I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka shprehur mbështetjen e tij ...
“Bota në prag të luftës bërthamore”, Aljazeera: NATO dhe Rusia nuk po bëjnë asgjë për të ndaluar “amargedonin”
Bombë bërthamore UKRINË- Duket se përshkallëzimi i luftës në Ukrainë po shton gjithnjë e më shumë fr...
Hovenier: Paqja, siguria dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor duhet të jenë prioritet për BE
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është sh...
Sot kryeministër i Britanisë së Madhe, dikur student në Stanford por Rishi Sunak nuk e mbajnë mend pedagogët e tij
Rishi Sunak BRITANI E MADHE- Rishi Sunak është kryeministri i parë me ngjyrë i Britanisë së Madhe pasi merr detyrën n&eu...
Ish-kryeministri grek: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shtojnë bashkëpunimin mes tyre
Papandreu KOSOVË- Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou, është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë si...
Ish-presidenti i PE, Schulz: BE është e përçarë dhe po dështon ndaj sfidave aktuale
Samiti KOSOVË- Ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, është shprehur se Bashkimi Evropian në këtë moment, kur ...
Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Epokës së korrupsionit në Kosovë po i vjen fundi
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që po...
Në Shqipëri nuk shihet me sy të lirë, sot ndodh eklipsi i pjesshëm diellor, i fundit për 2022
Eklipsi diellor SHBA- Sot hëna e re do të rrotullohet midis diellit dhe Tokës, duke shkaktuar një eklips të pjessh&...
VIDEO/ Plas sherri në konkursin e bukurisë në New York, grushta dhe shqelma mes të pranishmëve në After Party
Pamje nga sherri SHBA- Një konkurs Miss-i në New York u kthye në një arenë përleshjesh ku pjesëmarrësit filluan t&e...
"Kështu mëson të respektosh gratë", shqiptari qëllon për vdekje 45-vjeçarin maroken në një klub në Itali
Policia italiane ITALI- Abderrahimi Elkharmoudi, një shtetas maroken 45 -vjeçar me një histori të trafikut të drog&eum...
