Bota

Sot kryeministër i Britanisë së Madhe, dikur student në Stanford por Rishi Sunak nuk e mbajnë mend pedagogët e tij

Një prej tyre tha se nuk ka kujtime nga ai, ndërsa një tjetër tha se nuk e mbante mend që Sunak ka qenë një nga 400 studentët në vitin që ka dhënë mësim.

25 Tetor 2022, 10:58 Nga f.g
Sot kryeministër i Britanisë së Madhe, dikur student në
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Rishi Sunak është kryeministri i parë me ngjyrë i Britanisë së Madhe pasi merr detyrën në një kohë të trazuar. Politikat e parardhësve të tij ia kanë vështirësuar punën por duket se e shkuara e tij si student në Universitetin e Stanfort për biznes ia lehtëson punën. Sunak që merr detyrën tashmë pas largimit të Lis Truss (44 ditë kryeministre) është diplomuar në një nga universitetet më të rëndësishme të botës, shkolla Stanford dhe është martuar me Axata Murty, një miliardiare indiane, vajza e Narathay Murty. Gjatë rrëfimeve të tij për jetën, Sunak ka folur për ndikimin që Stanford ka lënë në jetën e tij, por sipas Daily Mail, pedagogët e tij nuk e mbajnë mend. Sunak nuk ka qenë një student "kryesor" dhe ka lënë pak gjurmë në Stanford dhe ish-pedagogët nuk kishin shumë për të thënë. 

Një prej tyre tha se nuk ka kujtime nga ai, ndërsa një tjetër tha se nuk e mbante mend që Sunak ka qenë një nga 400 studentët në vitin që ka dhënë mësim.

Por edhe pse pedagogët nuk e mbajnë mend, për Sunak Stanford ishte një vend me rëndësi për të, pasi aty ai njohur dashurinë e jetës, Axatan. Miqtë e tyre thonë se Rishi ishte një person shumë pozitiv që përballonte shumë mirë stresin e orëve të gjatë të mësimit dhe se çifti ishin padyshim të zgjuar. 

Sunak, 42 vjeç është kryeministri më i ri në historinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe hyn në "ligën" e emigrantëve të gjeneratës së parë që shkuan nga India dhe janë integruar në Mbretërinë e Bashkuar. /Dosja.al

rishi sunak

Sondazh

Poll