Bota

Ish-presidenti i PE, Schulz: BE është e përçarë dhe po dështon ndaj sfidave aktuale

Në fjalën e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, Schulz tha se BE po dështon ndaj sfidave që po kalon bota kohët e fundit.

25 Tetor 2022, 10:49 Nga d.a.
Ish-presidenti i PE, Schulz: BE është e përçarë dhe
Samiti

KOSOVË- Ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, është shprehur se Bashkimi Evropian në këtë moment, kur situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar pas pushtimit rus në Ukrainë, është e përçarë dhe kjo është katastrofale.

Në fjalën e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, Schulz tha se BE po dështon ndaj sfidave që po kalon bota kohët e fundit.

“Është e qartë që Evropa duhet t’i jap përgjigje rolit të saj. BE-ja kurrë më shumë nuk ka pasur nevojë për një udhërrëfyes, por nuk e ka. Shtetet e BE-së janë të përçarë. BE-ja po dështon ndaj sfidave nga të cilat po kalojmë”, ka thënë Schulz.

Schulz gjatë fjalimit të tij është treguar kritik edhe ndaj qasjes së Serbisë në raport me BE-në sidomos me mospjesëmarrjen e Beogradit në harmonizimin e politikës së tij të jashtme me BE-në në raport me sanksionet ndaj Rusisë.

“Nuk mund të kërkosh anëtarësim ne BE e t’i shkelësh parimet e BE siç po bën Beogradi”.-shtoi Schulz. 

Ditën e sotme në Prishtinë po mbahet “Samiti i Ballkanit Perëndimor 2022”, organizim i The Economist, në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Temat e diskutimit do të jenë pushtimi rus i Ukrainës, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve po e çojnë botën drejt një krize të shumanshme. Në këtë samit do të marrin pjesë krerët e shteteve nga rajoni, liderët e biznesit dhe financave dhe akademikët të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre mbi strategjitë e reja për të trajtuar krizën aktuale dhe për të rritur stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe më gjerë.

 

samiti i ballkanit perendimor ne kosove martin schulz

Sondazh

Poll