Bota

Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Epokës së korrupsionit në Kosovë po i vjen fundi

Në fjalën e tij Kurti ka folur dhe për punën e qeverisë së tij gjatë një viti e gjysëm ku ndër arritjet e saj përmendi luftën kundër korrupsionit. Si shembull ai mori aksionin "Brezovica", ku sipas tij lista e pronarëve të vilave në Brezovicë ishte tronditëse, por jo befasuese.

25 Tetor 2022, 10:53 Nga d.a.
Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Epokës së
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet sot në Prishtinë, ka thënë se kohës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Kosovë është duke i ardhur fundi.

Në fjalën e tij Kurti ka folur dhe për punën e qeverisë së tij gjatë një viti e gjysëm ku ndër arritjet e saj përmendi luftën kundër korrupsionit.

Me demokraci nënkuptojmë krijimin e shteteve funksionale. Qeveria jonë e ka marr mandatin para dy vitesh dhe esenciale për demokracinë është sundimi i rendit dhe ligjit. Me Qeverinë tonë Republika ka bërë përparime shumë, jemi ngritur në indeksin e luftës kundër korrupsionit”, tha Kurti.

Si shembull ai mori aksionin "Brezovica", ku sipas tij lista e pronarëve të vilave të sekuestruaranë Brezovicë ishte tronditëse, por jo befasuese.

“Autoritetet ligj zbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publikë e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, shtoi Kurti.

Ditën e sotme në Prishtinë po mbahet “Samiti i Ballkanit Perëndimor 2022”, organizim i The Economist, në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Temat e diskutimit do të jenë pushtimi rus i Ukrainës, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve po e çojnë botën drejt një krize të shumanshme. Në këtë samit do të marrin pjesë krerët e shteteve nga rajoni, liderët e biznesit dhe financave dhe akademikët të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre mbi strategjitë e reja për të trajtuar krizën aktuale dhe për të rritur stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe më gjerë.

albin kurti samiti i ballkanit perendimor ne kosove

Sondazh

Poll