Bota

Hovenier: Paqja, siguria dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor duhet të jenë prioritet për BE

Në fjalën e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Kosovë, Hovenier tha se këto janë elementet që SHBA i konsideron si primare dhe e njëjta gjë duhet të jetë dhe për shtetet e Bashkimit Europian.

25 Tetor 2022, 11:07 Nga d.a.
Hovenier: Paqja, siguria dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor duhet
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur se prioriteti i SHBA dhe i tij si përfaqësues i politikave të saj është paqja, siguria dhe prosperiteti në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Kosovë, Hovenier tha se këto janë elementet që SHBA i konsideron si primare dhe e njëjta gjë duhet të jetë dhe për shtetet e Bashkimit Europian.

“Duam që t’i mbështesim dhe t’i shtyjmë përpara vendet e Ballkanit Perëndimor drejtë integrimeve evropiane. Duhet të punojmë që ta dërgojmë para këtë rajon edhe në integrimin më të madh ekonomik”, ka thënë Hovenier.

Në fund ambasadori amerikan ka bërë thirrje që të përfundojnë edhe proceset drejt NATO-s për këto shtete.

Ditën e sotme në Prishtinë po mbahet “Samiti i Ballkanit Perëndimor 2022”, organizim i The Economist, në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Temat e diskutimit do të jenë pushtimi rus i Ukrainës, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve po e çojnë botën drejt një krize të shumanshme. Në këtë samit do të marrin pjesë krerët e shteteve nga rajoni, liderët e biznesit dhe financave dhe akademikët të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre mbi strategjitë e reja për të trajtuar krizën aktuale dhe për të rritur stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe më gjerë.

jeffrey hovenier samiti i ballkanit perendimor ne kosove

Sondazh

Poll