Bota

Peach: Britania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Në fjalën e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Kosovë, Peach u shpreh se është pro integrimit të Kosovës në shumë fusha jo vetëm në ato politike.

25 Tetor 2022, 11:17 Nga d.a.
Peach: Britania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në
Peach

KOSOVË- I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Në fjalën e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Kosovë, Peach u shpreh se është pro integrimit të Kosovës në shumë fusha jo vetëm në ato politike.

Duhet sa më shumë që Kosovën ta inkurajojmë në rrugën euroatlantike. Britania e Madhe e mbështet çdo gjë që përmban unitet”, ka thënë Peach.

Peach shtoi se duhet të jemi shumë të kujdesshëm të mos lejojmë problemet politike që të bëhen çështje superiore, duke theksuar se mbështesim procesin e atlantikut për këtë rajon si dhe procesin e Berlinit.

sir stuart peach samiti i ballkanit perendimor ne kosove

Sondazh

Poll