Aktualitet

E PAPRITUR! Sula lodhet duke pritur, largohet nga emisioni 5 minuta para nisjes, Rakipi e merr në telefon

Rakipi nuk e la me aq! Ai e mori në telefon live duke i kërkuar shpjegim. 

24 Tetor 2022, 22:36 Nga A.B
E PAPRITUR! Sula lodhet duke pritur, largohet nga emisioni 5 minuta para nisjes,
Dashnor Sula dhe Ylli Rakipi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, vendosi që të largohej nga emisioni "Të Paekspozuarit", 5 minuta para nisjes së pjesës së dytë. Siç duket, deputeti është lodhur nga pritja, duke vendosur që të lërë ambientet e televizionit.

"Ai iku nga sikleti i shkreti. Ai të rrinte, bëja dhe bashkimin tuaj këtu unë", i tha moderatori Rakipi, deputetit tjetër të ftuar, Luan Baçi. 


Sula do të fliste për atë ç'po ndodh në PD, por me sa duket ndryshoi mendim. Rakipi nuk e la me aq! Ai e mori në telefon live duke i kërkuar shpjegim. 

Gjatë telefonatës, Rakipi ndërsa i thotë që të kthehej në emision i thotë që po ia thotë këtë live. Por Sula nuk është kthyer, ndërsa gazetari Rakipi ka mbetur i habitur duke thënë se “kjo botë është halle-halle”.

dashnor sula

Sondazh

Poll