Sport

“Nuk jemi një ekip për të përballur Premier League-n”, fjalët e Contes tërbojnë tifozët e Tottenham, disa duan shkarkimin e tij

Humbja e dytë radhazi për Tottenhamin. Pas disfatës në mesjavë ndaj Man.United, këtë herë ekipi drejtuar nga Conte u mund nga Neëcastle me shifrat 1-2.

24 Tetor 2022, 12:26 Nga DOSJA

“Nuk jemi një ekip për të përballur Premier

ANGLI- Humbja e dytë radhazi për Tottenhamin. Pas disfatës në mesjavë ndaj Man.United, këtë herë ekipi drejtuar nga Conte u mund nga Neëcastle me shifrat 1-2. Humbja e katërt në kampionat me ekipin londinez që renditet në vendin e tretë. Pas ndeshjes, trajneri italian luftoi për të larguar zemërimin e tij.

"Nuk kam asgjë për t'i qortuar lojtarët për sa i përket lojës, shpirtit dhe vullnetit. Secili lojtar ka bërë të tijën por ndonjëherë është jo mjaftueshem ".Fraza që si një bumerang i vërtetë ka ndezur zemërimin e disa tifozëve, të cilët në rrjetet sociale janë acaruar veçanërisht nga vlerësimi i dobët i trajnerit ndaj stafit në dispozicion.

“Ne nuk jemi një ekip për të përballuar kompeticionet si Premier League dhe Champions League. Por kjo nuk është një gjë kundër klubit, absolutisht. Ne e dinim situatën sepse fola me drejtuesit.”

Disa tifozë kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit, edhe në lidhje me një ndeshje që nuk është tamam spektakolare: "Ke një skuadër të madhe, mos u anko! Luaj për të fituar, jo si Burnley që duhet të shpëtojë sezonin!"

E.Ç (Dosja.al)

tottenham newcastle conte

Sondazh

Poll