Politike

Data e zgjedhjeve lokale pritet të dalë para 27 tetorit

Mandati i kryetarëve aktualë të bashkive është 27 korriku, 4 vite nga koha kur KQZ shpalli rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 dhe i futi ato në fuqi. 

24 Tetor 2022, 10:52 Nga f.g
Data e zgjedhjeve lokale pritet të dalë para 27 tetorit
Foto ilustruese

TIRANE- Data e zgjedhjeve lokale të vitit 2023 pritet të shpallet përpara të enjtes së 27 tetorit. Ky është detyrimi që vjen nga Kodi Zgjedhor që parashikon se Presidenti, në këtë rast, Bajram Begaj e dekreton datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj nga mbarimi i mandatit aktual, që përkon me fundin e këtij muaji.

Mandati i kryetarëve aktualë të bashkive është 27 korriku, 4 vite nga koha kur KQZ shpalli rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 dhe i futi ato në fuqi. 

Kur pritet të zhvillohen lokalet 2023? Data që do të dekretohet është një propozim i 14 majit që vjen nga të gjitha partitë politike. Ndërkohë që periudha zgjedhore është midis 15 prillit dhe 15 majit, kohë kur Begaj mund të zgjedhë datën./Dosja.al

lokalet 2023 bajram begaj data e zgjedhjeve

Sondazh

Poll