Politike

Akuzat e nënës së Lear Kurtit/ Berisha: Banda me uniformë i mori shpirtin me dhunë

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha bën thirrje që dyshimet e nënës së Kurtit që shprehet se djali i saj është dhunuar nga policia, të merren parasysh.

23 Tetor 2022, 21:26 Nga F.M
Akuzat e nënës së Lear Kurtit/ Berisha: Banda me uniformë i
Lear Kurti

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas intervistës së nënës së Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë në duart e policisë pak ditë më parë. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha bën thirrje që dyshimet e nënës së Kurtit që shprehet se djali i saj është dhunuar nga policia, të merren parasysh.

“Dyshimet e drejta të nënës së Lear Kurtit ndaj bandës me uniformë të Rama-Çuçit që i morën shpirtin me dhunë djalit të saj! Ngushëllime edhe një herë nënës për djalin e saj të vetëm, dhe dënim xhelatëve të Edi Ramës dhe Çuçit!”-tha Berisha.

Fatmira Mustafaj, ka folur për herë të parë publikisht në lidhje me vdekjen e djalit të saj. Përmes një interviste të dhënë për Klodiana Lalën në News 24, ajo thotë se djali i saj ka pasur shenja dhune në trup pasi kishte ndërruar jetë. Fatmira tregon bisedën e fundit me të birin pak minuta para se të humbte jetën, ku i kishte premtuar se të nesërmen do të qëndronin gjithë ditën bashkë. Ajo thotë se i biri e kishte fobi policinë dhe se nga kjo botë ka ikur i dhunuar nga duart e tyre. Mustafaj hedh poshtë pistën e ekspertizës që ka dalë në përfundimin se ka gëlltitur kokainën që të mos arrestohej, duke shtuar se djali i saj do ta kishte hedhur lëndën narkotike.

sali berisha lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll