Politike

Kryeministri izraelit: Shqipëria ka një vend të veçantë në historinë hebreje, Irani është kërcënim i përbashkët

Dyshja u takuan privatisht dhe më pas zhvilluan një takim të zgjeruar me ekipet e tyre teksa diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të tyre në një sërë fushash, si për forcimin e lidhjeve dypalëshe për kërcënimin iranian.

23 Tetor 2022, 22:38 Nga F.M
Kryeministri izraelit: Shqipëria ka një vend të
Edi Rama në Izrael

IZRAEL- Kryeministria izraelite ka zbardhur takimin mes kryeministrit Yair Lapid me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Jerusalem. Dyshja u takuan privatisht dhe më pas zhvilluan një takim të zgjeruar me ekipet e tyre teksa diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të tyre në një sërë fushash, si për forcimin e lidhjeve dypalëshe për kërcënimin iranian.

Sipas njoftimit të bërë nga Kryeministria, kryeministri Lapid i propozoi kryeministrit shqiptar Rama që vendet e tyre të bashkëpunojnë në fushën e kibernetikës për të forcuar aftësitë e tyre mbrojtëse ndaj këtij kërcënimi.

“Kam kënaqësinë t’ju mirëpres në Izrael. Ju keni qenë një mik i vërtetë i Izraelit për dekada. Shqipëria ka një vend të veçantë në historinë hebreje. Vlerat dhe parimet e popullit shqiptar i shtynë qytetarët e tij të rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit. Ata u dhanë atyre strehim dhe gjetën mënyra për t’i kontrabanduar larg nazistëve. Nuk do t’i harrojmë kurrë ata që na qëndruan në krah. Irani është një kërcënim i përbashkët për Izraelin dhe Shqipërinë. Këtë e pamë gjatë sulmeve të fundit kibernetike iraniane kundër Shqipërisë. Izraeli do të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur në përpjekjet kundër Iranit. Ne e shohim këtë si një interes kombëtar dhe një detyrim historik,”- shkruhet në faqen zyrtare të qeverisë izraelite.

rama ne izrael edi rama

Sondazh

Poll