Politike

Tritan Shehu për foton e Lear Kurtit në spital: Është perfuzion venoz, i jepet edhe nëse s’ka shenja jete, mjekët bëjnë sforcon e fundit

Sipas tij, ajo që po merr Kurti në spital është një perfuzioni venoz që bëhet edhe kur një i sëmurë arrin pa shenja jete, një përpjekje e fundit për ta risjellë në jetë.

23 Tetor 2022, 22:49 Nga F.M
Tritan Shehu për foton e Lear Kurtit në spital: Është
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka sqaruar foton ku Lear Kurti është shfaqur me një serum në dorë në spitalin e Traumës. Ai thotë se kjo foto nuk tregon domosdoshmërisht që 32-vjeçari është gjallë në momentin që ka shkuar në spital. Sipas tij, ajo që po merr Kurti në spital është një perfuzioni venoz që bëhet edhe kur një i sëmurë arrin pa shenja jete, një përpjekje e fundit për ta risjellë në jetë.

“Akuzohen se i paskan vendosur një serum të ndjerit Kurti, ndërsa kanë deklaruar arritjen e tij në spital pa jete!! Akuze e pretendim me cinik e idiot se ky nuk mund të ketë.Mjekët, edhe kur një i sëmurë arrin pa shenja evidente jete, por të pa qartë për kohën e ndalimit të funksioneve jetësore, bëjnë të gjitha përpjekjet për ta rikthyer në jetë fatkeqin. Dhe veprimi i parë është vendosja e një perfuzioni venoz, që mund të shoqërohet me të tjera veprime sic është intubimi, masazhi kardiak, goditja elektrike etj, në vartësi të gjendjes e ecurisë,”- shkruan Shehu.

tritan shehu

Sondazh

Poll