Politike

‘Gimi është si puna ime’, çfarë thoshte Rama për Kajmakun, si e mbronte me fanatizëm kandidatin e Vorës (VD)

26 Gusht 2019, 11:19 Nga DOSJA
‘Gimi është si puna ime’, çfarë thoshte Rama

TIRANË- Agim Kajmaku është në qendër të sulmit nga Partia Demokratike, për shkak të një dosjeje penale të hapur në Greqi. Gazmend Bardhi botoi sot dokumentet ku pretendohet se Kajmaku është në proces penal në Janinë, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh.  Por çfarë thoshte kryeministri Edi Rama, për Agim Kajmakun?

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rama tha në Vorë: “Gimi nuk është doktor shkencash, Gimi është si puna ime. Gimi është kokëfortë, e për kokëfortë jemi një grup i mirë këtu ne”.

Deklarata e Ramës për Kajmakun ka qenë para se PD t’a akuzonte atë për arratisje nga drejtësia greke.

Prej ditësh, PD akuzon tashmë Kajmakun se ka probleme me drejtësinë në Greqi, ndërkohë që zyrtarisht, Gazmend Bardhi i kërkoi akuzës të nisë verifikimet për socialistin. Kajmaku, nga ana tjetër thotë se akuzat janë politike dhe se ka lëvizur lirisht në Greqi dhe në çdo vend tjetër të BE.

Dosja.al raportoi më herët se Kajmaku pritet që të japë dorëheqjen ndërsa socialistët kanë nisur lëvizjen për zëvendësimin e tij, me Laureta Omerin, e cila njihet si bashkëpunëtore e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun

Sondazh

Poll