Politike

Dy mijë euro rezervim, hoteli në Francë e ‘qep gojën’ për Gjonajn: Për këtë madamë s’japim info

25 Gusht 2019, 17:06 Nga DOSJA
Dy mijë euro rezervim, hoteli në Francë e ‘qep

TIRANËDosja.al ka kontaktuar me “Majestic Hotel and Spa” në Paris për të zbardhur detaje të reja në lidhje me rezervimin e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Teksa kontaktuam me hotelin në Francë me pesë yje, personi që u përgjigj nga ana tjetër e telefonin nuk pranoi të jepte detaje në lidhje me faturën prej 2014 eurosh të paguar nga Gjonaj.

Nuk japim informacione për këtë madame,”– u shprehën përgjegjësit për rezervimin në personat që merren me rezervimet, në “Majestic Hotel and Spa” .

Në faturën e publikuar nga mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka fjetur tre netë në hotelin me 5 yje në Paris dhe ka paguar 2014 euro, ose ndryshe 670 euro në natë.

Ditën e djeshme, u publikuan faturat e rezervimeve ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja u shpreh se shpenzimet kanë qenë për të gjithë delegacionin dhe se është ngritur një grup auditi për të bërë verifikimet përkatëse.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike etilda gjonaj faturat e kripura te hoteleve majestic hotel spa etilda gjonaj faturat e kripura te hoteleve majestic hotel spa

Sondazh

Poll