Politike

“Të doli timoni nga kontrolli”, qytetarët i kujtojnë faturat e Gjonajt, Rama: S’kemi ç’bëjmë, faktet janë arrogan

25 Gusht 2019, 18:49 Nga DOSJA
“Të doli timoni nga kontrolli”, qytetarët i kujtojnë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama vijon të mbrojë me këmbëngulje ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj edhe pas publikimit të faturave të ‘kripura’ që tregojnë shtretërit luksozë ku ka fjetur kjo e fundit nëpër udhëtimet zyrare.

Në një postim në rrjetet scoiale, ku Rama ka publikuar një projekt të ri në lidhje me ndërtimin e një poliklinike, një nga qytetarët ka komentuar. Qytetari shkruan se këto investime duhet të ishin bërë me kohë, por kryeministrit i ka dalë timoni nga kontrolli pas faturave 700 euroshe.

“Z. Kryeminister! Pse se shpejti?  Duhet te ishte bere qe me kohe. Apo do fshihesh me arrogancen karakteristike duke thene se na e la partia perpara nesh me borxhe! 
Po dhomat 700 euro nata te ciles parti i perkasin apo te kane dhene “Timon” mekanik ne vend te asaj hidraulik dhe se kontrollon me autobuzin.
Normale qe do I shpallesh lufte informalitetit ndryshe si do I paguash hotelet, nderkohe qe populli gezon se po lufto per ata!”- shkruan ai në koment.

Rama është përgjigjur sërish në mbrojtje të Gjonajt, duke e drejtuar qytetarin të lexojë reagimin zyrtar të ministres, e cila shprehet se shpenziet kanë qenë për të gjithë delegacionin.

Dhomat 700 euro nata jane vetem ne aritmetiken 7×7=42 te mediave qe i kane publikuar duke mbledhur tere njerezit ne nje dhome?Nese je i interesuar te dish te verteten, lexo sqarimin e bere nga ministria, ndersa sa per çfare duhet te ishte bere me kohe, jam shume dakord me ty, por ja qe nuk u bene po u shkaterruan! Arrogance karakteristike borxhet e qeverise se kaluar? Boh, faktet jane arrogante kur nuk i do, por s’kemi ç’bejme,”- shkruan Rama.

Ditën e djeshme, u publikuan faturat e rezervimeve ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja u shpreh se këto denoncime nuk janë korrekte, pasi shpenzimet kanë qenë për të gjithë delegacionin dhe se është ngritur një grup auditi për të bërë verifikimet përkatëse. 

Kryeministri Edi Rama edhe në reagimin e mëparshëm është shprehur se lajmi për faturat është i dalë nga kazani.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama etilda gjonaj etilda gjonaj per faturat edi rama etilda gjonaj etilda gjonaj per faturat

Sondazh

Poll