Politike

FOTO/ Kotelja qe i prishi pushimet, Veliajn nga Roma e merr malli për “qytetaren” që nuk paguan taksat: Si hipe aq

25 Gusht 2019, 18:32 Nga DOSJA
FOTO/ Kotelja qe i prishi pushimet, Veliajn nga Roma e merr malli për

TIRANË– Ndërkohë që po kalon disa ditë pushimesh në kryeqytetin italian, kryebashkiaku Erion Veliaj e ka shumë të vështirë të shëputet nga Tirana. Ditën e sotme, ka qenë një ‘qytetare’ që nuk paguan taksa ajo që e ka shpërqendruar Veliajn nga pushimet e tij në Romë.

Në fakt, bëhet fjalë për një kotele e cila kishte ngecur në nje pemë dhe nuk zbriste dot. Në një status në rrjetet sociale, Veliaj ka publikuar disa foto ku shihet se si ka angazhuar ekipin e Bashkisë së Tiranës dhe të zjarrfikësve për të zbritur kotelen nga pema dhe për t’ja kthyer të zonjës.

“Po si hipe aq lart o xhan ??‍♂️? ? 
Fill pas sinjalizimit, ekipi i Policisë Bashkiake dhe zjarrfikësit e Tiranës kthyen kotelen që kish mbetur në pemë, tek e zonja. ?”- shkruan Veliaj, që mesa duket paska një dobësi për macet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj shpetimi i koteles erion veliaj shpetimi i koteles

Sondazh

Poll