Politike

“Ministre hajdute”, Vokshi për faturat e Gjonajt: S’të detyroi njeri të flije në hotele me 5 yje

25 Gusht 2019, 18:05 Nga DOSJA
“Ministre hajdute”, Vokshi për faturat e Gjonajt:

TIRANË– Albana Vokshi ka reaguar në emër të Partisë Demokratike në lidhje me faturat e kripura të publikuara për udhëtimet luksoze të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Në një status në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se Gjonaj ka pasur mundësi të zgjedhë një dhomë të thjeshtë dhe se nuk e ka detyuruar askush të rezervojë në hotele me pesë yje.

Më tej Vokshi e quan ‘minitre hajdute’ dhe se edhe kontrollin e brendshëm e ka porositur sa për të larë duart me opinionin publik, që e refuzon luksin e qeverisë së vendit më të varfër në Europe.

Reagimi i Albana Vokshit

Reagimi i Etilda Gjonit për hotelet luksoze me çmime sheikësh, ku qendron gjatë vizitave zyrtare, tenton të bëjë shqiptarët për budallenj.

Faturat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.

Dhoma e luksit me 700 euro nata:

Edhe kontrollin e brendshëm e ka porositur sa për të larë duart me opinionin publik, që e refuzon luksin e qeverisë së vendit më të varfër në Europe! Askush nuk e ka detyruar Etildën të zgjedhë hotele me 5 yje gjatë vizitave të saj, vizita të cilat nuk rezultojnë në kohë bumi turistik, që Etilda të mos gjejë një dhomë të zakonshme, pa shumë luks dhe komoditete të tjera speciale.

Dhe, së fundi, zonja ministre e një qeverie hajdute gënjen edhe për kohën e publikimit të lajmit, i cili është shpërndarë parmbrëmë, jo para 24 orësh, siç përpiqet të mashtrojë Etilda, në mënyrë që të justifikojë heshtjen e gjatë për shpenzimin e parave publike si t’i kishte fituar në bixhoz.

Ditën e djeshme, u publikuan faturat e rezervimeve ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja u shpreh se këto denoncime nuk janë korrekte, pasi shpenzimet kanë qenë për të gjithë delegacionin dhe se është ngritur një grup auditi për të bërë verifikimet përkatëse. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi etilda gjonaj etilda gjonaj per faturat albana vokshi etilda gjonaj etilda gjonaj per faturat

Sondazh

Poll