Aktualitet

Dënimi i Kajmakut në Greqi, Krimet e Rënda letërporosi shtetit fqinj, kërkohen shenjat e gishtave

26 Gusht 2019, 08:00 Nga DOSJA
Dënimi i Kajmakut në Greqi, Krimet e Rënda letërporosi

TIRANË– Pak ditë pasi Partia Demokratike akuzoi kryetarin e ri të Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku se është i dënuar në Greqi dhe se nuk shkel prej 12 vitesh atje, Krimet e Rënda kanë bërë lëvizjen e parë. Të premten, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar një letërporosi në shtetin fqinj, ku kërkohet informacion nga pala greke për emrin “Agim Kajmaku, dhe identitetin e akuzuar nga PD, (Jorgo Toto).

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kajmakut i është kërkuar që të bëhet depozitimi i gjurmëve të gishtave, në Policinë Shkencore, për të bërë krahasimin e tyre me ato që mund të rezultojnë në sistemin e shtetit grek.

Lëvizja e Prokurorisë vjen pak ditë pasi kandidati fitues i Partisë Socialiste, Valdrin Pjetri, dha dorëheqjen pasi Partia Demokratike botoi dënimin e Pjetrit në Itali në vitin 2013 për trafik droge dhe vjedhje.

PD akuzon tashmë Kajmakun se ka qenë i dënuar në Greqi, ndërkohë që zyrtarisht, Gazmend Bardhi i kërkoi akuzës të nisë verifikimet për socialistin. Dosja.al raportoi më herët se Kajmaku pritet që të japë dorëheqjen ndërsa socialistët kanë nisur lëvizjen për zëvendësimin e tij, me Laureta Omerin, e cila njihet si bashkëpunëtore e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Kajmaku, nga ana tjetër thotë se akuzat janë politike dhe se ka lëvizur lirisht në Greqi dhe në çdo vend tjetër të BE.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat e pd për agim kajmakun denimi i agim kajmakut ne greqi akuzat e pd për agim kajmakun denimi i agim kajmakut ne greqi

Sondazh

Poll