Aktualitet

Grabiten 2 mln lekë në bankën Credins në Kavajë, autorët shpërthyen murin me tritol, kamerat filmuan makinën

26 Gusht 2019, 05:22 Nga DOSJA
Grabiten 2 mln lekë në bankën Credins në Kavajë,

KAVAJË– Është grabitur bankomati i një banke të nivelit të dytë në qytetin e Kavajës. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për filialin e “Credins bank” në lagjen nr.5 të qytetit të Kavajës.

Bëhet me dije se persona ende të paidentifikuar, rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm kanë shpërthyer me tritol murin në të cilin ndodhet bankomati i bankës dhe kanë marrë paratë.

Sipas njoftimit të policisë është grabitur një sasi e vogël parash, por Dosja.al mëson se janë marrë 2 milion lekë.

Aktualisht janë shoqëruar 10 persona në komisariatin e Kavajës dhe po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen. Kamera e vendosur mbi bankomatin e grabitur ka filmuar një automjet që është larguar me dy persona pas grabitjes. Po punohet për identifikimin e tyre.

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet banka ne kavaje grabitet credins bank ne kavaje grabitet banka ne kavaje grabitet credins bank ne kavaje

Sondazh

Poll