Aktualitet

Humb çifti i hungarezëve në Karaburun, kërkuan ndihmë me anë të telefonit

26 Gusht 2019, 04:58 Nga DOSJA
Humb çifti i hungarezëve në Karaburun, kërkuan ndihmë

VLORË– NJë çift turistësh kanë humbur rrugën në zonën e Karaburunit. Mësohet se dy të humburit janë shtetas hungarezë dhe të moshës rreth 35-40 vjeç.

Dy turistët kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet celularit i cili rezulton i fikur tashmë.

Makina që dyshja kishin marrë me qira është gjetur e parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura, Vlorë. Policia ka ngritur grupe kërkimi dhe po punohet për gjetjen e tyre. Gjithashtu Policia Kufitare Vlorë po kërkon nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta.

Njoftimi i policisë Vlorë

Sot rreth orës 20:00, jemi njoftuar se në zonën e Karaburunit dyshohet se kanë humbur rrugën një çift hungarezësh.

Automjeti i cili është marrë me qira nga ana e tyre ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura, Vlorë.

Ata janë rreth moshës 35 – 40 vjeç dhe kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet celularit i cili rezulton i fikur më pas.

Janë ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Policia Kufitare Vlorë nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta.

Po punohet për gjetjen e tyre.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb cifti i hungarezeve karaburun humb cifti i hungarezeve karaburun

Sondazh

Poll