Aktualitet

“Kam dy djem autik”, rrëfimi i babait që nuk merr dot pension në Greqi: S’ma japin

25 Gusht 2019, 20:49 Nga DOSJA
“Kam dy djem autik”, rrëfimi i babait që nuk merr dot

TIRANË– Një emigrant shqiptar, baba i dy fëmijëve autike ka bërë një denoncim në redaksinë e Dosja.al. në një mesazh në inbozxin, tonë, babai i dy djemve na shkruan për problemin e tij.

Ndër rreshta, emigrant në Greqi shpjegon se është prind i dy djemve autike por që në Greqi nuk ka përfituar dot pension.

Ai tregon më tej se shpejgimi që I kanë dhënë në Greqi është fakti që shteti shqiptar nuk ka një marrëveshje të tillë me ta, porn ë fakt kjo gjë nuk është e vërtetë.

Denoncimi i emigrantit

Jam emigrant në Greqi, i ligjshem dhe i siguruar nga viti 2001. Kam dy djem me semundje autike. 21 dhe 16 vjec. I vogli ka lindur këtu në Athinë, kurse djaline madh e kam sjellë kur ka qenë dy vjeç.

Kam kaluar në komision nga organet e sigurimeve shoqërore por për dy djemtë e mi nuk më japing pension. Më thonë se janë vlerësuar me 80% invaliditet por që shteti shqiptar nuk ka lidhur kontratën përkatëse siç kanë bërë shtetet e tjera.

Emigrantët që jetojnë në Greqi duhet të trajtohen me pension këtu.

Kam vajtur tek avokati i popullit ketu ne Athine dhe e vertetuan se mangesia eshte tek shteti shqiptar. Pse qeveria shqiptare nuk e denoncon palen greke per kete kundershtim? Në ambasadë,  Konsulli me tha ti drejtohem faqes sociale “Rilindja”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i emograntit denoncimi i emograntit

Sondazh

Poll