Aktualitet

“Dhunë, armë dhe trafik droge”, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Greqi, i fundit i "Escos"

21-vjeçari është anëtari më i fundit i zbuluar nga kjo bandë, ndërsa kryetari i bandës është shqiptari 39-vjeçar Esmin Ferhati, i cili mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë nga policia gjatë aksionit në Universitet.

22 Tetor 2022, 23:15 Nga k.m.
“Dhunë, armë dhe trafik droge”, arrestohet
Foto ilustruese

GREQI- Një 21-vjeçar shqiptar u arrestua mesditën e së premtes si pjesë e një bandë që kryente grabitje të armatosura me mizori të veçantë dhe trafikonte drogë.

Ky është një tjetër anëtar i organizatës kriminale "Eskos" që vepronin me seli dhe bazë në Politeknikun Zografou. 21-vjeçari është anëtari më i fundit i zbuluar nga kjo bandë, ndërsa kryetari i bandës është shqiptari 39-vjeçar Esmin Ferhati, i cili mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë nga policia gjatë aksionit në Universitet.

“Esko” ishte i ngarkuar me pesë çështje penale mbi supe dhe ishte në kërkim për grabitjen 300 mijë euro të pajisjeve të universiteti “Zografou” dhe rrëmbimin e djalit të një gazetari.

banda eskos greqi

Sondazh

Poll