Aktualitet

"Një gjurmë AND-je i tradhëtoi", si u arrestuan 2 vëllezërit për vrasjen e Indrit Ndojt

Pas arrestimit të tyre, të dy vëllezërit e kanë pranuar vrasjen, por kanë shtuar se e gjitha ka ndodhur pa dashje e se kur ishin larguar të riun e kishin lënë gjallë, por me një plagë në këmbë.

22 Tetor 2022, 21:25 Nga k.m.
"Një gjurmë AND-je i tradhëtoi", si u arrestuan 2
Indrit Ndoji

KRUJË- Vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri, përkatësisht 39 dhe 18 vjeç janë vënë në pranga të Policisë pasi dyshohet se janë autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Indrit Ndoji, mbrëmjen e enjtes në Fushë-Krujë. Pas arrestimit të tyre, të dy vëllezërit e kanë pranuar vrasjen, por kanë shtuar se e gjitha ka ndodhur pa dashje e se kur ishin larguar të riun e kishin lënë gjallë, por me një plagë në këmbë. Sipas Policisë, dy vëllezërit e kanë qëlluar 34-vjeçarin disa herë me një kaçavidë në këmbën e djathtë, plagë kjo që i ka shkaktuar dhe vdekjen për shkak të gjakderdhjes dhe lajmin për vdekjen e morën vesh nga mediat, por sërish nuk u vetëdorëzuan.

Ajo që i tradhëtoi ishte një gjurmë ADN-je që kishte mbetur në vendin e ngjarjes, me shumë gjasa nga përplasja mes të treve, e cila raportohet se ka nisur për arsye banale. Mirëpo gjurma biologjike u dërgua në laboratorin e Policisë Shkencore që solli dhe identifikimin e autorëve. 

Mëngjesin e të premtes, familjarët e 34-vjeçarit kanë treguar se kishin komunikuar me Indritin një ditë përpara krimit, por nuk kishin vërejtur asnjë shqetësim tek ai. E së më pas ishte zhdukur. Por e kishin pikasur në kanalin pranë shtëpisë, në momentin që kishin dalë në mëngjes për të shkuar në punë.

indrit ndoj vritet indrit ndoj

Sondazh

Poll