Aktualitet

Parkoi në vijat e bardha, gjobitet polici në Dibër

Sipas njoftimit të saj, është nisur ecuria disiplinore ndaj drejtuesit të automjetit të Policisë, i identifikuar me inicialet E.F, punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Dibër.

22 Tetor 2022, 19:56 Nga k.m.
Parkoi në vijat e bardha, gjobitet polici në Dibër
Shkelja dhe gjoba

DIBËR- Ditën e sotme qytetarët kapën një automjet policie në Dibër që kishte parkuar pranë vijave të bardha si dhe kishte bllokuar edhe krahun e qarkullimit. Pas fotos së publikuar nga "JOQ", ka reaguar edhe Drejtoria Vendore e Policisë Dibër. Sipas njoftimit të saj, është nisur ecuria disiplinore ndaj drejtuesit të automjetit të Policisë, i identifikuar me inicialet E.F, punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Dibër.

Njëkohësisht, punonjësi i Policisë, në cilësinë e drejtuesit të automjetit të Policisë, është ndëshkuar me masë administrative maksimale 3000 lekë të rinj, për shkelje të sinjalistikës rrugore.

Parkoi në vijat e bardha, gjobitet polici në Dibër

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Në lidhje me një foto të postuar në rrjete sociale, në të cilën duket një automjet i Policisë Rrugore që është parkuar në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër më datë 20.10.2022, ka nisur menjëherë ecurinë disiplinore ndaj drejtuesit të automjetit të Policisë, shtetasit E.F, punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Dibër. Njëkohësisht, punonjësi i Policisë, në cilësinë e drejtuesit të automjetit të Policisë, është ndëshkuar me masë administrative maksimale 3000 lekë të rinj, për shkelje të sinjalistikës rrugore. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër falënderon qytetarët e Dibrës, për denoncimin e bërë dhe inkurajon cilindo që të denoncojë çdo rast të shkeljes së ligjit, tejkalim të kompetencave apo abuzim me detyrën nga punonjësit e Policisë Dibër, duke iu garantuar se reagimi do jetë i mënjëhershëm, profesional dhe i paanshëm. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër është e angazhuar dhe e vendosur për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimin, zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë, për të gjithë, si dhe për t’iu shërbyer qytetarëve me ndershmëri duke iu ofruar një shërbim cilësor.

diber

Sondazh

Poll