Aktualitet

“Po ecte me shpejtësi”/ Polici i kufirit në Gjirokastër përplasi 3 të mitur, 12-vjeçari humbi jetën

Mjeti drejtohej nga një efektiv i Policisë së Kufirit, i identifikuar si Ertkon Dinaj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, ndërsa i mituri ka ndërruar jetë në vend.

22 Tetor 2022, 19:37 Nga k.m.
“Po ecte me shpejtësi”/ Polici i kufirit në
Pamje nga vendi i ngjarjes

GJIROKASTËR- Një 12-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një makinë. Mjeti drejtohej nga një efektiv i Policisë së Kufirit, i identifikuar si Ertkon Dinaj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, ndërsa i mituri ka ndërruar jetë në vend. Edhe pse një detaj i tillë nuk konfirmohet nga Policia e Shtetit, deri më tani raportohet se të aksidentuar nga efektivi kanë qenë edhe dy të mitur të tjerë, të cilët kanë shpëtuar fatmirësisht vetëm me shembje në trup.

Po ashtu, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Gjirokastrës. Ndërsa po hetohet edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të zbardhur vdekjen e fëmijës.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT: 

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër. Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.

Ka qenë vetë punonjësi i policisë i cili e ka dërguar fëmijën në spital, por për shkak të plagëve të marra ai nuk arriti të mbijetojë. Ndërkohë që hetimet kanë nisur për shkakun e aksidentit, deri më tani, raportohet se efektivi i Policisë Kufitare Dinaj ishte duke qarkulluar me shpejtësi të lartë, jashtë normave të lejuara në zonë dhe nuk ishte në orarin e punës.

ertkon dinaj aksident ne gjirokaster gjirokaster

Sondazh

Poll