MOMENTET e fundit të jetës! Lear Kurti po ecte i qetë me telefon në vesh, policët nisën ta ndjekin me vrap
Policia ka qenë duke patrulluar në rrugë, ndërkohë më pas shfaqet i riu Lear Kurti, i cili po kalonte në rrugë me telefon në dorë, që siç duket po fliste me dikë. Pikërisht këtu lind kontradita e parë me njoftimin e Policisë pas ngjarjes.
TIRANË- Dalin pamje të tjera nga vdekja e Lear Kurtit dhe se çfarë ishte duke bërë para se të ndalohej nga forcat e Policisë së Shtetit. Siç duket edhe nga videoja e publikuar nga emisioni “Review”, Policia ka qenë duke patrulluar në rrugë, ndërkohë më pas shfaqet i riu Lear Kurti, i cili po kalonte në rrugë me telefon në dorë, që siç duket po fliste me dikë. Pikërisht këtu lind kontradita e parë me njoftimin e Policisë pas ngjarjes. Kjo sepse u raportua që i riu ishte duke qëndruar para një biznesi në mënyrë të dyshimtë, kur në fakt ka qenë duke folur me celular me dikë dhe krejt i qetë.
Më pas, fushëpamja e kamerave të sigurisë ikën për pak dhe më pas shihet momenti kur dy policë njëri pas tjetrin fillojnë e ndjekin me vrap 32-vjeçarin. Ata e kanë ndjekur për 200 metra, deri në momentin që e kanë neutralizuar në rrugën e ‘Don Boskos’. Ndërkohë del edhe momenti tjetër, ai kur Policia ka neutralizuar Kurtin, ku ky i fundit duket pa ndjenja dhe i shtrirë në tokë. Dy efektivët e ngrenë prej krahëve por ai bie sërish.
32-vjeçari u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.
Sondazh
Fshatrat boshatisen/ Tokat në Malësinë e Madhe po punohen vetëm nga të moshuarit
Pamje nga Malësia e Madhe Dikur këto rrugë gumëzhinin nga të qeshurat e fëmijëve, por sot ecin në heshtje të m...
Fshehën 70 mijë euro ilaçe kontrabandë në shtëpi, çifti nga Saranda kundërshton kontrollin e banesës
Foto nga aksioni i Policisë SARANDË- Kristo dhe Aleksandra Angjelo, çifti i farmacisteve të arrestuar pasi fshihnin në banes&eum...
Parkoi në vijat e bardha, gjobitet polici në Dibër
Shkelja dhe gjoba DIBËR- Ditën e sotme qytetarët kapën një automjet policie në Dibër që kishte parkuar pranë v...
ME VIDEO- I shtrirë në tokë, MOMENTI kur Policia shoqëron pa ndjenja Lear Kurtin
Lear Kurti TIRANË- Vdekja e Lear Kurtit ka shkaktuar shumë trazira, pasi ende ka shumë dritë-hije lidhur me ndarjen e tij nga jeta. Sip...
“Po ecte me shpejtësi”/ Polici i kufirit në Gjirokastër përplasi 3 të mitur, 12-vjeçari humbi jetën
Pamje nga vendi i ngjarjes GJIROKASTËR- Një 12-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një makinë. Mjeti drejtohe...
Makina përfshihet nga flakët në aksin Levan-Tepelenë
Pamje nga makina që digjet TEPELENË- Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në aksin r...
"Çantën në krahit dhe..."/ U bë virale në rrjet, Vjollca tregon momentet e vështira: Më bërtisnin. Pastaj doli që vdiqa
Vjollca TIRANË- Vjollca u bë e famshme me shprehjet e saj gjatë përballjes me burrin në një dalje televizive. Në një...
Mbi 500 mijë eurot e kapura në portin e Durrësit, gazetari: Janë të krimit të organizuar, i sjellin për investim në Shqipëri
Elton Qyno TIRANË- Para "cash" po vijnë në Shqipëri. Tentativat për të futur para në mënyrë të palig...
Vrasja e Indrit Ndoj në Fushë-Krujë, zbardhet dëshmia e dy vëllezërve: Situata na doli nga kontrolli, jemi penduar
Indrit Ndoj KURBIN- Vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri u arrestuan sot nga Policia e Shtetit si autorët e vrasjes së 34-vjeçarit ...
Tjetërsuan pronat nëpërmjet korrupsionit, nis hetimi për dy biznesmenët në Sarandë
Foto ilustruese SARANDË- Policia e Sarandës ka nisur hetimet lidhur me një sipërfaqje të madhe tokash në vendin e quajtu...
