Aktualitet

Fshehën 70 mijë euro ilaçe kontrabandë në shtëpi, çifti nga Saranda kundërshton kontrollin e banesës

Të dy, ndodhet që nga 13 tetori në “arrest shtëpie”, ndërkohë që çështja ku u zbuluan mbi 1200 medikamente kontrabandë.

22 Tetor 2022, 20:24 Nga k.m.
Fshehën 70 mijë euro ilaçe kontrabandë në
Foto nga aksioni i Policisë

SARANDË- Kristo dhe Aleksandra Angjelo, çifti i farmacisteve të arrestuar pasi fshihnin në banesë medikamente kontrabandë me vlerë 70 mijë euro, kanë kundërshtuar kontrollin e banesës së tyre të kryer nga Policia e Shtetit. Të dy, ndodhet që nga 13 tetori në “arrest shtëpie”, ndërkohë që çështja ku u zbuluan mbi 1200 medikamente kontrabandë.

Por padia e ngritur ndaj tyre do të shqyrtohet nga gjyqtarja Suela Xhani në ditët në vijim.

Më 10 tetor policia e Sarandës ushtroi kontroll fillimisht në farmacinë e çiftit në lagjen nr.2 ku u gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së këtyre dy shtetasve, të cilët sipas policisë, janë munduar që t’i orientojnë uniformat blu në një banesë tjetër, me qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e bashkëshortëve, ku kanë konstatuar dy dhoma në të cilat ishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

policia e shtetit aleksandra angjelo kristo angjelo

Sondazh

Poll