Aktualitet

Vrasja e Indrit Ndoj në Fushë-Krujë, zbardhet dëshmia e dy vëllezërve: Situata na doli nga kontrolli, jemi penduar

Ata kanë theksuar se nuk kishin për qëllim të vrisnin 34-vjeçarit, por situata u ka dalë nga duart, pasi sipas tyre Indrit Ndoj i ka sulmuar fizikisht.

22 Tetor 2022, 17:21 Nga k.m.
Vrasja e Indrit Ndoj në Fushë-Krujë, zbardhet dëshmia e dy
Indrit Ndoj

KURBIN- Vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri u arrestuan sot nga Policia e Shtetit si autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë Krujë. Në momentin e marrjes në pyetje, asnjë prej të dy vëllezërve nuk e ka mohuar vrasjen, e po ashtu shprehur pendim. Ata kanë theksuar se nuk kishin për qëllim të vrisnin 34-vjeçarit, por situata u ka dalë nga duart, pasi sipas tyre Indrit Ndoj i ka sulmuar fizikisht.

Rrëfimi i vëllezëve Miri: Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai (Ndoj) ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithçka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdijshëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për tu mbrojtur e qëllova. Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kaçavida kishte prekur damarin kryesor (arterjen femorale) . Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dinim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar.

indrit ndoj vritet indrit ndoj

Sondazh

Poll