Aktualitet

Tjetërsuan pronat nëpërmjet korrupsionit, nis hetimi për dy biznesmenët në Sarandë

Në fakt këto familje kanë marrë premtim nga pushtetarë lokalë e qëndrorë per t’u kompesuar në 140 ha tokë të lirë, por kjo ka mbetur ende në letra, e sipas Policisë, pronarë në këto troje janë bërë dy persona nga Delvina.

22 Tetor 2022, 17:04 Nga k.m.
Tjetërsuan pronat nëpërmjet korrupsionit, nis hetimi për dy
Foto ilustruese

SARANDË- Policia e Sarandës ka nisur hetimet lidhur me një sipërfaqje të madhe tokash në vendin e quajtur Sorone, në Xarë të Konispolit, një vend të ashtuquajtur “Tokat e Bufit”, të cilat i pretendojnë 45 familje të zonës si kompesim për tokat e përmbytura.

Në fakt këto familje kanë marrë premtim nga pushtetarë lokalë e qëndrorë per t’u kompesuar në 140 ha tokë të lirë, por kjo ka mbetur ende në letra, e sipas Policisë, pronarë në këto troje janë bërë dy persona nga Delvina.

Bëhet fjalë për Kastriot Metaj e Hektor Myftarin, dy biznesmenë nga Delvina, të cilët nga ana e tyre pretendojnë se e kanë siguruar këtë pronë në mënyrë të ligjshme, por dyshohet se përmes korrupsionit dhe falsifikimit të dokumentave

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit K. M., 54 vjeç dhe H. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar sipërfaqe toke, në zonën e Soronesë, Xarë,"-bën me dije Policia, ndërsa hetimet ende vazhdojnë lidhur me rastin. 

kastriot metaj hektor myftari sarande tokat e bufit ne sarande

Sondazh

Poll