Aktualitet

Dy përgjigjet që prisnim nga Etilda Gjonaj… prapë nga zhgënjeu, ministre silluni si shtetare!

25 Gusht 2019, 17:46 Nga DOSJA
Dy përgjigjet që prisnim nga Etilda Gjonaj… prapë nga

TIRANË– Një ministre Drejtësie e një populli Pa Drejtësi fle në hotelet më të shtrenjta të Evropës. Pritej një reagim apologjie nga Etilda Gjonaj sot, e cila prapë na zhgënjeu. E nisi me leksione gazetarie, duke akuzuar mediat se nuk bënë detyrën, për të thënë më pas se ndihet e prekur emocionalisht.

Ministrja që ka në dorë ngritjen e Institucioneve të reja të Drejtësisë, u shfaq sot para shqiptarëve me disa të pavërteta që rëndojnë pozicionin e saj.

Tanimë debati nuk është më nëse Gjonaj ka shkuar apo jo dhe ka paguar 700 euro nata. Ky tashmë është një fakt. Këtë e tha vetë Gjonaj, e cila u shpreh se paratë janë paguar, por jo për një natë… por për dy. Në faturën e bërë publike, rezulton ndryshe. Paratë që ministria i ka derdhur kompanisë Odisea janë për 706 euro nata. Nëse më pas, kompania ka bërë rimbursim, Gjonaj duhet të na e provojë.

Teksa rreket të shpjegojë atë që është e bardha mbi të zezë, Gjonaj thotë se nuk merret vetë me prenotimin. Nëse është kështu, kush është ai i lajthitur që ka tagër ligjor dhe administrativ të presë bileta ku në kokë të faturës është emri me gërma kapitale: ETILDA GJONAJ.

Më tej, rrëfimi bëhet i ëmbël. Ministrja thotë se biletat kanë kushtuar aq euro, por jo vetëm për të por gjithë stafin… Po mirë, nëse janë për të gjithë stafin, cila është ajo kompani e paaftë turistike që rezervon vetëm 1 dhomë, single si në hotelin Corinthia në Londer? (shiko faturen)

E këtu nis absurdi. Një përgjigje korrekte do ishte një nga dy:

a) Më falni

b) Ja ku keni faturat, ja me kë kam udhetuar, ja sa është paguar

E ndjerë në faj, pasi e ka kuptuar se ajo që ka shkruar nuk do besohet nga askush, thotë…” kam kërkuar një grup auditimi për të gjetur shkeljet”.

Zonja Etilda, të kuptohemi. Ju keni qendruar apo jo në këto dhoma? A keni qenë vetëm?! Nëse faturat janë të verteta siç edhe ju pohoni me këtë audit, ccfarë do të gjeni? Atë që e keni para syve, s’ka nevojë për asnjë raport…

Ose ju keni fjetur e vetme dhe keni paguar 700 euro nata, ose ju jeni pre e një skeme vjedhjeje të buxhetit të shtetit dhe keni fjetur pa dijeninë e hotelit, gjithë stafi në një dhomë!

Këtu përmendim faktin se hotelet e kontaktuara bëjnë me dije se rezervimi është individual… Pastaj thotë se s’është natyrë shpenzuese, se ka marrë edhe trenin kur është dashur…

E kuptojmë që ndihet e prekur nga akuzat, por këtu vjen gënjeshtra tjetër. Etilda Gjonaj thotë se po sulmohet si grua(!). Kjo është një tjetër e pavërtetë, klishe dhe kompleksuesë. Askush nuk e ka sulmuar Gjonajn se është grua. Akuza publike mbi amoralitetin politik bëhet në bazë letrash dhe shifrash dhe jo mesazhesh mbi bukurinë dhe pozitën e gruas në shoqërinë shqiptare…

(F.G/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj etilda gjonaj per faturat etilda gjonaj etilda gjonaj per faturat

Sondazh

Poll