Aktualitet

Plasi ‘bombën’ e faturave luksoze të Gjonajt, gazetari premton të tjera zbulime: Shumë shpejt

25 Gusht 2019, 17:39 Nga DOSJA
Plasi ‘bombën’ e faturave luksoze të Gjonajt, gazetari

TIRANË– Gazetari i Faktoje.al, Merxhan Daci që publikoi faturat e udhëtimeve luksoze të ministres Etila Gjonaj ka premtuar zbulime të reja.

Pas reagimit të Gjonaj, Daci është shprehur për “Mapo”se shumë shpejt do të nxjerrë të tjera fatura të ministrive të tjera.

Nesër do të kemi një qendrim redaksional për çështjen, ndërkohë që në javët në vijim do të vazhdojmë me publikimin e faturave nga ministri të tjera”, tha Daci.

Ditën e djeshme, u publikuan faturat e rezervimeve ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja u shpreh se këto denoncime nuk janë korrekte, pasi shpenzimet kanë qenë për të gjithë delegacionin dhe se është ngritur një grup auditi për të bërë verifikimet përkatëse. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj merxhan daci etilda gjonaj merxhan daci

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2019, 12:07

TIRANË– Zbardhen dy dëshmitë kyçë që ndihmuan hetuesit për të hedhur dritë mbi vrasjen e punëtorit të kondicionerëve Indrit Çelaj, brenda vil...