Aktualitet

“Gjëmonte tallavaja”, shkrimtari Rudi Erebara tregon pushimet në luksin e Golemit: Vjeni kua, budall mu*i

25 Gusht 2019, 17:23 Nga DOSJA
“Gjëmonte tallavaja”, shkrimtari Rudi Erebara tregon pushimet

TIRANË– Shkrimtari Rudi Erebara ka përshkruar disa ditë pushimesh që ka kaluar në plazhin e Golemit. Në një status në rrjetet sociale, aktori tregon se kishte prenotuar 10 ditë pushime në Golem në një hotel luksoz por ishte kthyer brenda tre ditëve në Tiranë.

Arsyeja e këtij kthimi, sipas Erebarës është rrëmuja që ka në këtë bregdet. Ai shkruan në statusin e tij se në plazh shikoje korçarë që flisin pa pushim në skype dhe fëmijë të ardhur nga Italia që ulërisnin dhe bërtisnin me njëri-tjetrin.

Për më tepër, gjatë darkës Rudi shton se niste tallavaja, muzika e lartë dhe muzikë tradicionale polake.

Reagimi i Rudi Erebarës

Ishim ne Golem ne nje super apartament, lluks gati ne det, gati falas, edhe shkuam per 10 dite. U kthyem per 3 ne Tirane.   Zhurma eshte gezim kombetar, qe na dallon si popull. Nga ora 6.30 deri ne 12 te nates, ose 1, gjemonte tallava e ndryshme. Kishte edhe polonishteshe. Bile ne nje lokal pame qe shqiptaret u vune polakeve melodine e mbrekullueshme te Rusia eh rusia namanja qe vene neper dasmat e veta. Pastaj binte heshtja edhe degjoheshin pullat e tavlles kur rrihnin pas cdo lloj zari qe vinte. Ne fund, ishin kosovaret deri ne 4 te mengjesit qe godisnin me grusht ate grushtin qe bente nga gjysme euro grushti, nga ora 2.

Erdhem ne Tirane. Cfare qetesie. Nuk kishte anje korcare qe fliste papushim ne cader me celularin me skype. Nuk kishte asnje femije qe thirrte shokun: çekaj, vjeni kua, budall muti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plazhi i golemit rudi erebara plazhi i golemit rudi erebara

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2019, 12:07

TIRANË– Zbardhen dy dëshmitë kyçë që ndihmuan hetuesit për të hedhur dritë mbi vrasjen e punëtorit të kondicionerëve Indrit Çelaj, brenda vil...