Politike

Bora Muzhaqi godet sërish, takim me gjimnazistët: Ju që mund të keni fëmijë të klasës së parë...pyetini për kodimin!

Ndërsa promovoi kodimin që në klasë të parë, u kërkoi adoleshentëve që të pyesnin fëmijët e tyre nëse nuk e besonin. Gjë që shkaktoi të qeshura në publik.

22 Tetor 2022, 17:24 Nga k.m.
Bora Muzhaqi godet sërish, takim me gjimnazistët: Ju që mund
Bora Muzhaqi

FIER- Bora Muzhaqi "godet" sërish. Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi po mbante një fjalim për kodimin para gjimnazistëve të qytetit të Fierit, por u ngatërrua dhe harroi se kujt po i fliste. Ndërsa promovoi kodimin që në klasë të parë, u kërkoi adoleshentëve që të pyesnin fëmijët e tyre nëse nuk e besonin. Gjë që shkaktoi të qeshura në publik.


"Fëmijët e klasës së parë po fillojnë të mësojnë për herë të parë kodimimin...E di që ju mendoni se ata nuk dinë të shkruajnë e jo më kodimin. Si ka mundësi që do ta mësojnë? Por është i përgatitur për ta. Ka një metodologji që bazohet në një lojë. Për ata prej jush që mund të keni fëmijë të klasës së parë...ju nuk keni fëmijë në fakt, por motrat e vëllezërit në klasë të parë. Shkoni dhe pyetini,"-tha Bora Muzhaqi. 

Kodimi si lëndë qysh në klasën e parë ka marrë vëmendjen e ekspertëve të arsimit dhe më gjerë, por ka nisur si një projekt pilot në 100 shkolla në të gjithë Shqipërinë.

bora muzhaqi edi rama edi rama ne fier

Sondazh

Poll