Politike

Rama në pozitë të vështirë, i duhet të zgjedhë; Thaçi apo Erdogan?

Ramës i erdhi përgjigjia nga KiE, por jo ajo që priste. Kjo sepse pasi kërkoi anulimin e rezolutës, duhet që të kthejë pas vendimin e tij, duke i dalë kundër dhe një miku të rëndësishëm. Presidentit turk, Recep Tajip Ergogan.

22 Tetor 2022, 15:26 Nga k.m.
Rama në pozitë të vështirë, i duhet të
Edi Rama dhe Reccep Tajip Erdogan

TIRANË- Gati 10 ditë kanë kaluar nga dita kur kryeministri Edi Rama foli në këshillin e Europës kundër rezolutës së Dick Marty-t dhe kërkoi rrëzimin e saj. Dje, në postën e tij në Kryeministri, mori një e-mail, që me siguri mendoi se kishte të bënte lidhur me fjalimin e tij, që e përshkruar me fjalët e tij e "kaloi provimin". Në fakt ishte shumë ndryshe nga ç'pritej.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës në fakt kishte reaguar për mbylljen e kolegjit turk rreth një muaj më parë me vendim të ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në reagim e KiE të firmosur nga 20 deputetë specifikohet se juristët, akademikët dhe shoqëria civile, e cilësojnë një vendim të tillë si arbitrar dhe se shkak për marrjen e vendimit është bërë presioni nga autoritetet turke.

Po ashtu në dokument theksohet se presidenti turk Erdogan përdori peshën kundrejt autoriteteve shqiptare duke bërë thirrje për mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë.

"Për më shumë se shtatë vjet, politika e jashtme turke e bëri misionin e saj mbylljen e institucioneve arsimore të perceptuara si të sikletshme për qeverinë Erdogan. Presidenti turk përdori peshën e zyrës së tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare dhe qeveritë e tjera duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë. Këto përpjekje për mbylljen e shkollave u pasuan shpesh me rrëmbime dhe ekstradime të paligjshme", shkruhet ndër të tjera në reagimin e plotë, ndërsa lihej që të kuptohej qartë se i kërkonin Ramës që të hapte shkollën e kopshtin në mënyrë që të kthenin mësimin.

Ramës i erdhi përgjigjia nga KiE, por jo ajo që priste. Kjo sepse pasi kërkoi anulimin e rezolutës, duhet që të kthejë pas vendimin e tij, duke i dalë kundër dhe një miku të rëndësishëm. Presidentit turk, Recep Tajip Ergogan. Sa ishte në foltore, nuk ngurroi që edhe ta mbronte hapur mikun e tij përballë europianëve të tjerë, duke e lëvduar se i kishte dhënë vaksina e fonde për vendin tonë në kohë të vështira. Por qëllimin kryesor e kishte tek "vëllau" i tij që prej më shumë se 2 vitesh ndodhet i burgosur në Hagë. Hashim Thaçi, por edhe të tjerë kërkojnë lirinë duke u përpjekur për të lartësuar edhe më emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë që Rama është para shumë pak hapësirave për të lëvizur taktikisht në atë që edhe vetë ai e cilëson si fushë shahu. Politikën! një lëvizje e gabuar dhe i kushton shumë, por edhe të rrijë në vend, nuk është në planet e tij. Mund të skualifikohet.

Tani zgjidhja duket se është vetëm një; kryesocialistit i duhet që të prishë më parë marrëdhëniet me Erdoganin duke e rihapur "Mehmet Akif", e më pas mund të ketë mundësi të kërkojë nga KiE anulimin e rezolutës. A do ta bëjë 'kurban' Erdoganizmin për Thaçin? Kush 'vëlla' prevalon?

edi rama reccep tajip erdogan

Sondazh

Poll