Politike

Shpenzimet e luksit ‘tërmet’ për socialistët, në ‘kurth’ edhe Rama e Veliaj, Gjonaj: Isha me delegacionin

25 Gusht 2019, 14:00 Nga DOSJA
Shpenzimet e luksit ‘tërmet’ për socialistët, në

TIRANË- Fundjava e ka kapur në ethe qeverinë socialiste. Publikimi i faturave të luksit që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shpenzuar për hotele në Evropë, kanë shkaktuar ‘tërmet’ në rrjetet sociale.

Njëri pas tjetrit, në kurth kanë rënë ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, kryebashkiaku Erion Veliaj, dhe kryeministri Edi Rama.

Klosi është filmuar teksa udhëton në business class, Veliaj teksa udhëton në Romë, ndërkohë që shqiptarët e shohin në televizor dhe kryeministri që ka vendosur të ndërtojë një ashensor privat në kryeministri.

Opozita ka deklaruar në një status në rrjetet sociale se askush nuk e ka detyruar ministren Gjonaj të flejë në hotele me pesë yje dhe se ka patur mundësi të zgjidhte dhoma pa shumë komoditete.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, e ka cilësuar lajmin “të gabuar nga kazani”.

Zërat për dorëheqjen e Gjonajt, janë shtuar, dhe kjo e fundit ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shkruan se nuk janë paguar 700 euro për fjetjen e një nate në hotelin në Itali, ashtu siç është shkruar në media, por për dy netë.

Më tej, ministrja e Drejtësisë shton se shpenzimet e pasqyruara në faturat që 24 orët e fundit kanë bërë xhiron e të gjitha mediave, janë për të gjithë delegacionin që merrte pjesë në aktivitetet zyrtare. Ajo shprehet më tej se denoncimet nuk janë korrekte dhe se ka ngritur një grup auditi për të vërtetuar nëse ka shkelje. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi edi rama erion veliaj shpenzimet qeveritare udhetimet e luksit te gjonajt blendi klosi edi rama erion veliaj shpenzimet qeveritare udhetimet e luksit te gjonajt

Sondazh

Poll