Politike

FOTO/ Rama me ashensor privat? Ndërtimi që po bëhet me shpejtësi tek kryeministria

25 Gusht 2019, 14:26 Nga DOSJA

TIRANE- Pas publikimit të faturave që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka harxhuar 700 euro për të kaluar një natë në një hotel në Romë, mbrapa nuk shkon as kryeministri. Në një foto të siguruar nga Dosja.al shihet se kryeministri Edi Rama ka nisur punën për ndërtimin e një ashensori privat në pjesën e pasme të kryeministrisë.

Ashensori në fjalë nuk ka qenë më parë, por duket se është i nevojshëm për Ramën për t’i lehtësuar punën atij gjatë takimeve zyrtare.

Ashensori që po ndërtohet në kryeministri

Ndërkohë që ky ndërtim vjen në një kohë kur qeveria socialiste është në qendër të sulmit nga opinioni publik për shkak të publikimit të faturave luksoze për ministren Etilda Gjonaj, dhe të tjerë anëtarë të qeverisë. Ministri Blendi Klosi është filmuar në business class, ndërkohë që Erion Veliaj udhëton në Romë, ndërkohë që shqiptarët e dinë në Tiranë, dhe në shpinë mban një çantë 869 dollarëshe.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ashensori i rames ne kryeministri edi rama shpenzimet e luksit ashensori i rames ne kryeministri edi rama shpenzimet e luksit

Sondazh

Poll