Aktualitet

Do bënte atentat në Elbasan/ Kush është Rigers Spahiu, vëllai iu vra në 2020 në Bruksel! Lidhja me Erion Alibejn

Ardit (Arjan) Spahiu, 38 vjeç dhe banues në Elbasan u ekzekutua me tetë plumba në një nga lagjet më të njohura në Bruksel, në bulevardin ‘Edmond Machtens’, pranë lagjes së njohur Molenbeek. Viktima ka qenë i akuzuar 11 vjet më parë si organizator i vrasjes se Gëzim Alikajt, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Urës së Zaranikës. 

20 Tetor 2022, 19:16 Nga k.m.

Do bënte atentat në Elbasan/ Kush është Rigers Spahiu,
Arjan dhe Rigers Spahiu

ELBASAN- Një nga të arrestuarit e sotëm në Elbasan është Rigers Spahiu. 37-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me Luis Gaxhin, kishin marrë si detyrë për të vrarë një biznesmen nga Elbasani, por nuk dihet se për llogari të kujt. Megjithatë edhe pse i paproceduar më parë, Rigersi nuk është një personazh i panjohur. Ai është vëllai i Arjan Spahiut, i ekzekutuar në Bruksel në nëntor 2020.

Ardit (Arjan) Spahiu, 38 vjeç dhe banues në Elbasan u ekzekutua me tetë plumba në një nga lagjet më të njohura në Bruksel, në bulevardin ‘Edmond Machtens’, pranë lagjes së njohur Molenbeek. Viktima ka qenë i akuzuar 11 vjet më parë si organizator i vrasjes se Gëzim Alikajt, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Urës së Zaranikës. 

Të dy, Rigersi dhe Arjani janë vëllezërit e kunatit të Erion Alibejt, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Edhe pse për këtë të fundit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi tërheqjen e akteve pasi dy të penduarit e drejtësisë dhanë versione të ndryshme për atentatet që thuhej se ai kishte porositur.

Arjan Spahiu dhe Erjon Alibej kishin porositur tek Dumani vrasjen e rivalëve të tyre, anëtarë të fisit të Çapjave, ose siç njihen ndryshe grupi i Sakatit me qendër në Dubai. E gjitha kishte ndodhur pas vrasjen të vëllait të Alibejt, Endriti.

Si ndodhi e masakra e Bradasheshit?

Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, 3 persona, mes tyre edhe një shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”. Dy shqiptarët e vrarë ishin Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51 vjeç. Shqiptarët sapo ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, kur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik një makinë u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar pa mëshirë. Famtmirësisht plumbat kanë kursyer makinat para ‘Range-t’ me targa rumune, ku po udhëtonin gratë e fëmijët e të vrarëve. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë.

arjan spahiu rigers spahiu operacioni prevention

Sondazh

Poll