Aktualitet

Nga Italia në Shqipëri! Roberta tregon jetën në vendin tonë: Byrekun e provova në Kavajë. Fevziu: Duhet të ishe patinuar më shumë

Ajo që i ra në sy moderatorit Blendi Fevziu ishte mënyra se si kishte bërë grim Roberta, por i tha se që të dukej më shqiptare, duhej të ishte ‘patinuar’ më shumë.

19 Tetor 2022, 22:40 Nga F.M
Nga Italia në Shqipëri! Roberta tregon jetën në vendin
Roberta

TIRANË- Roberta është nga Italia, por të ardhmen e jetën e ka planifikuar në Shqipëri. Ajo tregon se ka ardhur para 10 vitesh në Shqipëri me të shoqin që ka hapur biznes këtu dhe ka ritur të bijën. E ftuar në ‘Opinion’, Roberta tha se byrekun për herë të parë e kishte provuar në Kavajë.

Ajo që i ra në sy moderatorit Blendi Fevziu ishte mënyra se si kishte bërë grim Roberta, por i tha se që të dukej më shqiptare, duhej të ishte ‘patinuar’ më shumë.

Pjesë nga biseda:

Roberta: Nga dukem që jam nga Italia, make-upin e kam bërë si shqiptare.

Blendi Fevziu: Duhet të ishe më e patinuar

Roberta: Herë tjetër tani. Kam dhjetë vite që jam në Shqipëri, ka ardhur bashkëshorti im, ka investuar këtu. Goca ime është 10 vjeçe dhe di perfekt shqip, kur flas unë, më thotë, mami ti nuk flet mirë shqip.

Blendi Fevziu: Mos ki merak, kështu më thotë dhe vajza ime kur flas anglisht.

Roberta: Kisha idenë që shqiptarët ishin të varfër, meren me drogë dhe kur erdha gjeta një panoramë tjetër. Herën e parë thashë ‘pse do ikim’, por ok u nisëm. Unë i marr gjërat me sportivitet, kam gjetur një Shqipëri totalisht ndryshe nga ideja që kishim krijuar. Byrekun për herë të parë e kam provuar në Kavajë, nga një gocë. Ishte jo shumë me vaj, më ka pëlqyer shumë.

roberta blendi fevziu

Sondazh

Poll