Aktualitet

Aksion në Himarë/ Arrestohen 8 persona për tjetërsim pronash, mes tyre ish-zyrtarë

Mes të arrestuarve ka banorë të zonës dhe ish-zyrtarë vendorë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

19 Tetor 2022, 23:03 Nga F.M
Aksion në Himarë/ Arrestohen 8 persona për tjetërsim
Himarë

HIMARË- Tetë persona janë vënë në pranga në kuadër të një aksioni të ndërmarrë këtë mbrëmje në Himarë. Të arrestuarit akuzohen se kanë tjetërsuar 58 mijë metra katrorë tokë në pronat rreth Himarës.

Mes të arrestuarve ka banorë të zonës dhe ish-zyrtarë vendorë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën. Ende nuk dihen identitetet e personave të vënë në pranga apo akuza konkrete që rëndon mbi ta.

himare aksion ne himare

Sondazh

Poll